E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barrikadat qeveria diskuton planin e KFOR-it


Institucionet e Kosovës janë duke diskutur me KFOR-in për hartimin e një plani të veprimit për heqjen e barrikadave në veri, të cilat prej mesit të shtatorit kanë bllokuar rrugët në atë pjesë.

Sipas ministrit të brendshëm heqja e barrikadave mund të bëhet qysh tani, porse sipas tij, duhet të bëhen disa llogaritje se si do të rrjedhë situata pas këtij veprimi.
 
“Potencialet dhe mundësia janë, por duhet vlerësim se çfarë niveli i forcës duhet të përdoret, se a do të ndodhë dhunë, apo lëndime…”, është shprehur Rexhepi.

I kontaktuar përmes telefonit z. Rexhepi ka thënë për Top Channel se janë vetem idetë të diskutuara me KFOR-in, ndërsa për modalitete ende nuk është folur. Që nga fillimi i zbatimit të Planit Operacional rrugët që çojnë në pikat kufitarenë Bërnjak dhe Jarinjë vazhdojnë të mbahen të bllokuara, dhe transferimi e doganierëve dhe policëve të Kosovës bëhet nga ajri me helikopterë të EULEX-it.

Zyrtarët serbë kërkojnë që çështja e veriut të shtrohet në tavolinën e bisedimeve, por Prishtina zyrtare ka hedhur poshtë mundësinë që të ulet për të biseduar përçështje territoriale. Gjatë së premtes komandanti i ri i KFOR-it, Erhard Drews në konferencën e parë për media, nuk e ka përjashtuar mundësinë e intervenimit të trupave të NATO-s përheqjen e barrikadave.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Njohjet e Kosovës në udhëkryq
Paralajmërimet e shumta për njohje të reja të Republikës së Kosovës, të bëra kryesisht nga zyra e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, duket se nuk po gjejnë konfirmim.
Thaci: Dialog, vetëm si të pavarur
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka shprehur sërish gatishmërinë e tij për të biseduar me Serbinë, por vetëm si dy shtete të pavarura. “Veriu”, kushti i Serbisë për dialog
Serbia nuk do të pranoj vazhdimin e dialogut teknik me Kosovën pa e zgjidhur problemin me pikëkalimetnë Bërnjak dhe Jarinjë. Gjilan, protestë për Preshevën
Në kohën kur veriu i Kosovës rrezikon të bëhet pjesë e bisedimeve me Serbinë, shqiptarët e Luginës së Preshevës ngrihen në këmbë kundër diskriminmit të tyre nga shteti i Serbisë. Sulmohet faqja e internetit e EULEX
Një grup piratësh informatikë kanë depërtuar në faqen zyrtare të internetit të misionit EULEX.

Lajmet kryesore

Thaci: Dialog, vetëm si të pavarur
“Nëse Serbia na respekton, nisim bisedimet që sot”
Greqi, pranga shqiptarit, grabiti bankën
Cmimi i Japonisë, Vettel në pole
Shtohen azilantët shqiptarë
Funerali i Alisë, të dielën

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›