Njohjet e Kosoves ne udhekryq

Paralajmërimet e shumta për njohje të reja të Republikës së Kosovës, të bëra kryesisht nga zyra e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, duket se nuk po gjejnë konfirmim.
Zyra në fjalë njoftoi më 12 shtator njohjen e Kosovës nga Nigeria dhe pak kohë më vonë njohjen nga shteti tjetër afrikan, Gaboni.
Por, pavarësisht se kanë kaluar disa javë, zyrtarizimi i njohjeve nga këto dy vende nuk ka ardhur ende, gjë që vë në dyshim efikasitetin e lobimit të Pacollit në Afrikë.
Paralajmërime për njohje janë bërë edhe nga ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, i cili zhvilloi një seri takimesh në Nju Jork, por gjithcka ka mbetur në nivel informal.
Opozita kosovare i vlerëson këto deklarata si joserioze dhe si një tregues i mungesës së koordinimit në politikën e jashtme.
Ajo akuzon eksponentët e qeverisë për një garë mes tyre se kush të japë i pari lajmin për njohjet e pavarësisë.
“Paralajmërimi i njohjeve dhe më pas moszyrtarizimi i tyre është dicka joserioze. Nuk duhet të ketë garë se kush e jep i pari lajmin në radhët e qeverisë”, deklaroi pak kohë më parë deputeti i LDK, Ismet Beqiri.
Ndërsa deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se, njohjet nuk duhet të jenë prioritet, pasi aktualisht ka probleme të tjera më të mëdha.
Akuzat në fjalë hidhen poshtë nga ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, i cili thotë se mes bartësve të politikës së jashtme ka pajtueshmëri.
Që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008 e deri më sot, Republika e Kosovës është njohur zyrtarisht nga 81 shtete.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Thaci: Dialog, vetëm si të pavarur
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka shprehur sërish gatishmërinë e tij për të biseduar me Serbinë, por vetëm si dy shtete të pavarura. Barrikadat, qeveria diskuton planin e KFOR-it
Institucionet e Kosovës janë duke diskutur me KFOR-in për hartimin e një plani të veprimit për heqjen e barrikadave në veri, të cilat prej mesit të shtatorit kanë bllokuar rrugët në atë pjesë. “Veriu”, kushti i Serbisë për dialog
Serbia nuk do të pranoj vazhdimin e dialogut teknik me Kosovën pa e zgjidhur problemin me pikëkalimetnë Bërnjak dhe Jarinjë. Gjilan, protestë për Preshevën
Në kohën kur veriu i Kosovës rrezikon të bëhet pjesë e bisedimeve me Serbinë, shqiptarët e Luginës së Preshevës ngrihen në këmbë kundër diskriminmit të tyre nga shteti i Serbisë. Sulmohet faqja e internetit e EULEX
Një grup piratësh informatikë kanë depërtuar në faqen zyrtare të internetit të misionit EULEX.
Lajmet kryesore
Thaci: Dialog, vetëm si të pavarur
“Nëse Serbia na respekton, nisim bisedimet që sot”
Greqi, pranga shqiptarit, grabiti bankën
Cmimi i Japonisë, Vettel në pole
Shtohen azilantët shqiptarë
Funerali i Alisë, të dielën