Biologjia e një dinozauri social

Filmi tregohet nga vetë karakteri i tij, përderisa jeta e tij mbulon tri dekada dhe dy kontinente. Që nga martesa e tij e parë, martesa e dytë, e deri te gjetja e dashurisë së vërtetë, në mënyrën më të çuditshme.
Uljet, ngritjet, gëzimet, hidhërimet dhe aventurat e jetës së Barneyit, do t’ju lënë pa fjalë...përderisa ky film javën që vjen do të shfaqet në ekranet e të gjithë abonentëve të DigitAlb , që në paketën e tyre kanë kanalin DigiGold.
Barney Panofsky është djali i një polici nga Motreali, i cili takohet me gruan e tij të tretë pas asaj të dytës, që paraqet edhe rrugën e jetës së një bohemi apo një njeriu që duhet të jetojë i martuar.
Barney luhet nga aktori energjik, me elegancë dhe pamje vulgare, Paul Giamatti, i cili pavarësisht se është një boem, do ta këtë të vështirë që ta fitojë zemrën e Miriam (Rosamund Pike), edhe pse nuk e ka shumë të gjatë shkurorëzimin e tij nga martesa e tij e dytë.
Barney – një antihero në filmin “Barney’s Version” — është më shumë mënyrë një dinozaur i rrethanave sociale. Ai është i mbijetuari i fundit i një fiksioni që ka alter egon e Mordecai Richler, një shkrimtari, i cili, sikurse flitet edhe në film, ka lindur në Quebec, por kush nga personat e një karakteri të këtillë do të mund të jetonin aty.
Për këtë, ai do të shkojë në Chicago, ku edhe do të njihet pak a shumë me magjinë amerikane.
“Barney’s Version” është bërë më shumë në kujtim të Richler, por po ashtu, ka disa memorialë kulturore që flasin për vendin amtarë të tij. Në film ai shpesh i kujton kanadezët e Montrealit, të cilëve u bën homazhe, përderisa paraqet edhe dromca të kinemasë veriore në Amerikën Veriore. Po, atu kemi edhe David Cronenberg i cili luan këndimin në operë.
E tërë kjo na paraqet një film shumë të mirë: një turmë me karaktere interesante; një tregim për adoleshencën, shkurorëzimin, zërin që nuk dëgjohet, e ndonjëherë edhe krimin; na paraqet një film me art, religjion, seks dhe mbi të gjitha me hokej mbi akull.
“Barney’s Version” është një film që mund të shikohet nga persona mbi moshën 17 vjeç.
------
Barney’s Version
Regjia: Richard J. Lewis; skenari: Michael Konyves, bazuar në romanin e Mordecai Richler; drejtor i fotografisë: Guy Dufaux; montazha: Susan Shipton; muzika: Pasquale Catalano; dizajner: Claude Paré; kostumet: Nicoletta Massone; Producent: Robert Lantos; Distributor: Sony Pictures Classics. Kohëzgjatja: 2 orë 12 minuta.
Aktorë: Paul Giamatti (Barney), Dustin Hoffman (Izzy), Rosamund Pike (Miriam), Minnie Driver (second Mrs. P.), Rachelle Lefevre (Clara), Scott Speedman (Boogie), Bruce Greenwood (Blair), Macha Grenon (Solange), Denys Arcand (A head Waiter) dhe David Cronenberg (a director).