E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso: Gati të pranojmë Kroacinë në BE

"Nga Kroacia vijnë shumë sinjale pozitive duke përfshirë luftën kundër korrupsionit. Tani është e domosdoshme të përshpejtohen përpjekjet për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, për zbatimin e masave në luftën kundër krizës ekonomike dhe për reformat në sistemin gjyqësor", deklaroi Barroso pas takimit me presidentin kroat, Ivo Josipoviç.

Ndërsa Josipoviç falënderoi Barroson për mbështetjen e shprehur ndaj vendit të tij në rrugën drejt anëtarësimit në BE duke theksuar se do të ndërmerrte të gjitha hapat për zbatimin e reformave për plotësimin e kritereve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›