Janukoviç-Medvedev zotohen të përmirësojnë marrëdhëniet
"Presidenca ukrainase do të jetë një shans për hapjen e një faqeje të re në marrëdhëniet me Rusinë. Autoritetet e reja në Ukrainë do t’i ndryshojnë marrëdhëniet me Rusinë, kështu që ato kurrë më nuk do të jenë të atilla siç ishin në pesë vitet e shkuara '', deklaroi Janukoviç gjatë takimit me homologun e tij rus, Dmitri Medvedev.
Në një konferencë të përbashkët shtypi dy presidentët thanë se do të bënin gjithçka për të përmirësuar marrëdhëniet, pas vitesh të tëra tensioni nën presidencën e properëndimorit, Viktor Jushçenko.
Janukoviç e ka kënaqur Rusinë duke e bërë të qartë se ai e kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në NATO,ndërkohë që paraardhësi i tij, Viktor Jushçenko, shpresonte se Ukraina do të anëtarësohej në aleancë.