E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belgjika do të dëbojë azilkërkuesit serbë dhe maqedonas

"Kthimin e parë do ta organizojmë të mërkurën, më 10 mars, kur autobusët me personat të cilët kanë kërkuar azil në Belgjikë do të nisen për në Serbi, në shoqërinë e përkthyesve dhe pjesëtarëve të shërbimeve belge të migracionit. Belgjika do të marrë përsipër të gjitha shpenzimet e rrugës", deklaroi ambasadorja belge në Beograd, Deniz de Hauver.

Një numër i madh qytetarësh serbë kanë kërkuar azil politik në Belgjikë që prej fillimit të këtij viti. Ambasadorja belge në Beograd tha se vendit të saj i krijohen probleme të mëdha, dhe se është vendosur që kërkesat e tyre të zgjidhen me procedurë të përshpejtuar.

"Nuk ekzistojnë kurrëfarë kushtesh për të kërkuar azil politik, sepse në Serbi nuk ka luftë dhe askush nuk është dëbuar për shkak të etnisë apo religjionit", shtoi De Hauer.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›