Barroso: Kriza, sfida jonë më e madhe
Kreu i Komisionit Europian shprehet se BE-ja po përballet me sfidën e saj më të madhe. Hose Manuel Barroso thekson se pavarësisht krizës ekonomike, Greqia do të vazhdojë të mbetet në zonën euro.
Greqia është dhe do të mbetet anëtare e eurozonës, tha Barroso në Strasburg, duke u bërë apel vendeve të tjera për durim në lidhje me krizën greke. Kjo është një maratonë, u shpreh Barroso.
Ai kërkoi një integrim më të madh ekonomik, duke theksuar se duhet të bëhet kujdes që kriza të mos sjellë copëzimin e BE.
Duke u ndalur në krizën greke, Barroso thekson se ajo duhet të përmbushë të gjitha detyrimet në kohë.
Ne përballemi sot me sfidën më të madhe që unioni ynë ka hasur ndonjëherë në historinë e tij, tha Barroso.