Elbasan, kapet 350 gr heroinë, 2 në pranga
Burime nga Elbasani bëjnë të ditur se është sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike heroine dhe kokaine. Policia e Elbasanit njofton se në sajë të operacionit të koduar Tabakani është sekuestruar 350 gr lëndë narkotike, ndërkohë që ka vënë në pranga dy, njëri prej të cilëve njihet si një nga shpërndarësit më të mëdhenj të heroinës dhe kokainës në Elbasan.
Në pranga kanë rënë Eduard Muzhaqi e Redion Driza, ndërkohë gjatë kontrollit në banesën e dy personave policia sekuestroi 180 fishekë. Materialet në ngarkim të dy personave të arrestuar do i dërgohen Prokurorisë së rrethit Elbasan për hetime të mëtejshme.