E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendorët, Wollfarth: Konstruktivë e jo militantë

TIRANË- Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth ka kërkuar nga krerët e rinj të bashkive e komunave të jenë kosntruktivë në punën e tyre në shërbim të komunitteit që drejtojnë, të mos jenë militantë e të lobojnë jashtë barrierave politike me qeverine.

Gjatë fjalës së tij në seminarin e sotëm për “Forcimin e kapaciteteve dhe bashkëpunimin e përfaqësuesve lokalë të zgjedhur në Shqipëri”, Wollfarth këshilloi të zgjedhurit të shqetësohen për qytetarin dhe ta bëjnë atë pjesë të vendimmarrjes.

Ndihmoni qytetarët të përfshihen në vendimarrje, për të ndërtuar ambient pune profesional, jepini zgjidhje vështirësive në komunitetet për të ndërmjetësuar për nevojat me qeverisjen vendore dhe për të përshpejtuar bashkëpunimin pavarësisht  barrierave politike në përfitim të komuniteteve tuaja- tha ai.

Sipas tij, avokatësia ndaj neovjave dhe puna përtej barrierave politike janë dy cështje shumë të rëndësishme që duhet të udhëheqin të zgjedhur vendorë.

Ju nevojitet një organizëm bipartizan kombëtar për të bërë avokatinë për ju e të shtrini shërbimet. Pavarësisht ndasive politike loboni bashkë në nivelet qëndrore, duke qenë konstruktivë dhe jo militantë- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›