E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso letër Topallit: Koha e mundësive për Shqipërinë

Presidenti i Komisionit Europian i ka dërguar një letër kryeparlamentares, Jozefina Topalli, në të cilën mes të tjerash i thotë se kjo është koha e mundësive të mëdha për Shqipërinë.
"Kjo është koha e mundësive të mëdha si për Shqipërinë dhe për Evropën; koha kur qytetarët tanë presin nga ne, që të ndërtojmë për ta një të ardhme te begatë, të qëndrueshme dhe të sigurt për të gjithë. Por, gjithashtu, sfida të reja na presin duke filluar me daljen nga kriza globale dhe përballimin e ndryshimit te klimës"- thotë Barroso në letrën e tij.
Letra është publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas saj, Barroso shpreh besimin se "nëse ne mund të mbrojmë vlerat tona dhe te angazhojmë forcat tona për të arritur më të mirën, vitet që po vijnë do te na lejojnë te hapim rrugën që do t'i japë formë suksesit tonë në dekadat e ardhshme".
Në fund të letrës ai shton se pret me padurim zhvillimin e marrëdhënieve më të ngushta me Shqipërinë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›