Barroso në Prishtinë:Vazhdoni reformat, Thaci:Duam udhërrëfyesin
PRISHTINE- Presidenti i Komisionit Europian ishte sot në Prishtinë për ti përcjellë mesazhin se KE është e angazhuar për të ndihmuar Kosovën , por më parë duhet që qeveria të punojë për të plotësuar standardet në të mirë të përmirësimit të qytetarëve të saj. Në konferencën e përbashkët për shtyp, me kryeministrin Thaci, presidenti i KE-së, Manuel Barroso shprehu kënaqësinë që ndodhej në Kosovë dhe vlerësoi si të frytshëm takimin me Thacin.
“Qëllimi im është i qartë për tëshprehur angazhim tonë të fuqishëm për Kosovën. KE do vazhdojë të ndihmojë Kosovën dhe prezenca ime këtu është dëshmi e qartë”- tha Barroso në fillim të fjalës së tij.
Ai përcolli mesazhin se kosova për të qenë pjesë e BE duhet të marrë reforma të thella e të përmbushë standardet që kërkon BE. Duhet të respektojë të gjitha marrëveshjet që ka nënshkruar me FMN.
“Qeveria duhet të anzhagohet për të përmirësuar jetën e qytetareve dhe në arritjen e standardeve. Ne do ju ndihmojmë por varet nga populli e qeveria e Kosovës që të vazhdojë me reformat, për demokracinë e të luftojë krimin e organizuar e korrupsionin”
Edhe Thaci në fjalën e tij u shpreh se vizita e Barrosos është një inkurajim për prespektivën europiane të Kosovës dhe i kërkoi udhërrëfyesin për integrimin në BE. Thaci premtoi se do vazhdojmë me qeverisjen e mirë për sundimin e ligjit, luftës së korrupsionit. Thaci premtoi për marrëdhënie të mira me vendet fqinje, ndërsa sa i referohet Serbisë, nënvizoi se “Besojmë se dialogu me Serbinë do jetë konstruktiv”
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera Barroso ne Beograd: Zgjidhni problemet me Kosovën Tadic: Po, por se njohim