Stefanovic: Në veri s’ka institucione paralele ato janë të Serbisë
BEOGRAD– Çështja e veriut të Kosovës është temë e pashmangshme, ndërkaq mënyra e zgjidhjes së kësaj çështjeje në masën më të madhe do të përcaktojë të gjitha negociatat rreth problemit të Kosovës, ka thënë shefi i ekipit negociator të Beogradit në dialogun me Prishtinën Borisalv Stefanovic.
“Në veri nuk ka institucione paralele, siç na hidhet shpesh, atje ka vetëm institucione të Republikës së Serbisë”, i ka deklaruar Stefanovic për agjencinë serbe të lajmeve Tajnug.
Stafanovic në lidhje me deklaratat e zëvendëskryeministrit Ivic Dacic rreth kufizimit të Kosovës, si një zgjidhje për problemin e saj, sipas tij kjo nuk ka ndikim në procesin negociator dhe as që mund të shkaktojë pasoja negative në këtë proces.
“Ky është një qëndrim legjitim politik i faktorit të rëndësishëm në Beograd. Nga ana tjetër edhe bashkësia ndërkombëtare edhe ne e dimë se për veriun e Kosovës duhet të gjendet zgjidhje adekuate që do të kënaqin nevojat e njerëzve që jetojnë atje’,- ka theksuar Stefanovic.
“Për ne veriu i Kosovës mund të zgjidhet si një çështje e pandarë. Të gjitha përpjekjet që çështjet të zgjidhen pjesërisht nuk do të kenë mbështetjen tonë, meqë kjo do ta bënte të pakuptimtë specificitetin e veriut të Kosovës”, është shprehur Stefanovic.
Sipas tij ekipi i Prishtinës edhe kësaj here duke insistuar që disa zgjidhej të plotësohen me elemente me rol të theksuar haptas të institucione të tyre, në fakt, insiston në fakt në çështjen e statusit.
Por për shkak të dallimeve të qarta, përkatësisht qëndrime të largëta, procesi i negocimit është shumë i komplikuar dhe i rëndë, ka thënë ai.
“Mendoj se kemi nxjerrë mësime përkatëse nga vitet e shkuara me vështrim të qëndrimit tonë ndaj Prishtinës”, ka theksuar pwr mediat serbe Stefanvoic.
Duke paralajmëruar takimin e ardhshëm, me siguri nga mesi i qershorit, shefi i ekipit të Beogradit ka thënë se ndoshta ky do të jetë një rast i mirë që ndonjëra nga temat të mbyllet.
(e.m/koha/BalkanWeb)