Barroso pritet në konfirmohet në krye të KE-së
Barroso, ish-kryeministër i Portugalisë, e ka drejtuar komisionin në pesë vitet e fundit. Caktimi i tij në këtë post për herë të dytë është miratuar ndërkaq nga vendet anëtare.
Politikani 53-vjeçar i krahut të djathtë, Hose Manuel Barroso është kandidati i vetëm për këtë post. Kritikët e majtë e akuzojnë atë se ka kënaqur qeveritë e vendeve të fuqishme, dhe se ka reaguar dobët ndaj krizës ekonomike.
Për të fituar kundërshtarët e tij, ai ka premtuar të fokusohet më shumë në politikat sociale, për të luftuar papunësinë dhe për të siguruar një farë fushe manovrimi në tregun evropian të punës.
Shenjat tregojnë se zoti Barroso do të marrë shumicën e nevojshme për të qëndruar në post, megjithatë një shumicë absolute do të ta rriste besueshmërinë e tij. /bbc/start/