E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso rikandidon për postin e presidentit të KE-së

Bruksel- Hose Manuel Barroso shpalli sot kandidaturën e tij për një mandat të dytë si president i Komisionit Evropian, ekzekutivi i Bashkimit Evropian. ‘Jam i nderuar që presidenti i Këshillit Evropian më kërkoi nëse mund të përfshinte kandidaturën time për një mandat të dytë’, deklaroi Barroso, i cili më pas shtoi se e kishte pranuar këtë kërkesë.

Barroso, 53 vjeç, ish-kryeministër konservator i Portugalisë shpalli rikandidimin për kreun e Komisionit Evropian pas bisedimeve me liderët e Republikës Çeke dhe Suedisë, kryesuesja aktuale dhe e ardhshme e presidencës së radhës së bllokut 27-anëtarësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›