Rama takime në Krujë
Krujë - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka prezantuar kandidatët për deputet në Krujë dhe Fushë-Krujë, mes qindra simpatizantëve të pranishëm. Lideri socialist, ka premtuar, se me programin e ri qeverisës që do të marrë jetë pas 28 qershorit, të gjithë shqiptarëve, kudo qofshin, do t’ju krijohen më shumë shanse për punë dhe më tepër prodhim vendas.
Sipas Ramës, duhet një politike e re për arsimin, në mënyrë që të mos ketë dallime mes fëmijëve të socialistëve apo demokratëve. Edi Rama u kërkoi qytetarëve të Krujës dhe Fushë Krujës të votojnë për Partinë Socialiste, si forcën e ndryshimit dhe që do të marrë në duar fatet e vendit më 29 qershor.
“Ne jemi për një politikë të re, që do të hapë vende të reja pune, duke nxitur prodhimin vendas, për një politikë të re që do të transformojë fshatin për të ushqyer çdo familje dhe çdo fëmijë të Shqipërisë. Për një politikë të re që do të rimëkëmbë arsimin për të aftësuar fëmijët tanë, fëmijët e socialistëve e demokratëve pa dallim, qytetarë të nesërm shqiptar të Bashkimit Evropian. Për një politikë të re që do të rithemelojë shëndetësinë shqiptare, për t’u kujdesur denjësisht për të gjithë të sëmurët dhe të moshuarit ndër ne. Duke e rikthyer shtetin në krye të detyrës dhe duke e çuar qeverinë pranë njerëzve, kudo ku ata jetojnë”-tha Rama.