Berisha përuron’ Devollin’
Tiranë -Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë dje në inaugurimin e fillimit të punimeve për projektin në kaskadën e lumit Devoll. Kryeministri Berisha e cilësoi këtë ngjarje si një ndër ngjarjet më madhore, në historinë e këtij vendi, e cila përveçse një përfitimi të konsiderueshëm në fushën energjetike, do të bëjë të mundur punësimin e mijëra qytetarëve, nga të cilët 5 mijë punëtorë direkt në frontin e punës dhe rreth 3000 të tjerë ndihmës.
“Kaskada e Devollit që do të ndërtohet në një tunelin rreth 62 km do të punësojë direkt 5 mijë qytetarë shqiptarë dhe indirekt do të punësojë edhe 3 mijë të tjerë. Vetëm rrogat e tyre të marra së bashku janë rreth 180 milion euro. Ky projekt është një gur i madh themeli në strategjinë time; Shqipëria superfuqi energjetike në rajon. Dante Aligeri do të shkruante dikur se nuk ka gjë më të rëndë të kujtosh kohërat e mira në kohë të vështira. Unë do të thosha se nuk ka gjë më të mirë se të kujtosh kohëra të mira je në vështirësi dhe t’i ndërtosh ato”-theksoi Berisha.
Duke vlerësuar projektin e realizuar nga dy prej kompanive më prestigjioze në fushën e hidroenergjisë, si një kryevepër të ndërtimit, në llojin e vet, Kryeministri siguroi se investime të përmasave të tilla do të gjejnë mbështetjen e plotë të qeverisë vendore dhe asaj qendrore. Ky hidrocentral, u shpreh kryeministri Berisha, është një gur i madh themeli në strategjinë time; Shqipëria superfuqi energjetike në rajon.
Nga ana e tij, Guvernatori i landit të Austrisë së poshtme z. Erwin Pröll u shpreh se kjo ditë shënon në bashkëpunimin me Kryeministrin e Shqipërisë z. Berisha një hap të ri dhe një faqe të re në historinë energjetike të Shqipërisë. Ai vlerësoi se “puna e qeverisë tuaj është dëshmia më e mirë për suksesin e Republikës së Shqipërisë”.
Zbatimi i këtij projekti, i cili është një ndër investimet më të mëdha në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhatë në Evropë në fushën e hidroenergjisë, do të mundësojë optimizimin e plotë të kaskadës së lumit Devoll përmes tre hidrocentraleve të planifikuara, me një kapacitet të instaluar në rajon prej 320 megavat.
Projekti me vlerë rreth 1 miliard euro do të mundësojë prodhimin afërsisht të 1000 Gwh energji të rinovueshme, cila do të rrisë prodhimin aktual të energjisë elektrike në Shqipëri me rreth 20 %. Ky projekt është realizuar si fryt i bashkëpunimit ndërmjet kompanisë norvegjeze “Statkraft AS” dhe kompanisë austriake “EVN AG”.