Barroso rizgjidhet në krye të Komisionit Evropian
Në votimin e 736 deputetëve të asamblesë së Parlamentit Evropian, 382 votuan pro liderit 53 vjeçar të qendrës së djathtë, ndërsa 219 votuan kundër. Pjesa tjetër e deputetëve abstenuan ose nuk morën pjesë në seancë.
Barroso ishte i vetmi vetmi kandidat në garë, duke merrë në këtë mënyrë mandatin e dytë si kreu i ekzekutivit të BE-së. Rizgjedhja e tij ishte e parashikuar, pasi aleatët e tij të qendrës së djathtë përbëjnë forcën kryesore në parlament.