E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli: Irani nuk përbën kërcënim për ne

"Irani nuk përbën kërcënim për ekzistencën e Izraelit. Izraeli është i fortë dhe nuk shoh asnjë person të aftë  të përbëjë kërcënim për ekzistencën tonë. Gjithsesi, unë mendoj se Irani përbën një sfidë për Izraelin dhe për pjesën tjetër të botës", i deklaroi Barak të përditshmes  "Yedioth Ahoronth".
     
Gazeta "Yedioth Ahoronth'' nënvizon se është hera e parë që Barak shprehet se Irani nuk përbën kërcënim "ekzistencial" për vendin e tij. Gazeta konsideron se komentet e Barakut lidhen me faktin se SHBA e përjashton për momentin një ndërhyrje ushtarake kundër Teheranit, që dyshohet se kërkon të pajiset me armën bërthamore.   

Ai shpjegon se komuniteti ndërkombëtar duhet të tregohet gjithashtu i ashpër përballë Koresë së Veriut për të frenuar vendet e tjera, veçanërisht Iranin të ndjekin shembullin e saj në fushën bërthamore. 

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›