E Diel, 1 Nëntor 2026

Grupi A, fiton Liverpuli dhe Lioni

Të besuarit e trajnerit Benitez e dominuan plotësisht takimin dhe krijuan raste të shumta për shënim, por nuk u treguan efikasë para portës.

Goli tripikësh për vendasit do të vinte vetëm në minutë e fundit të pjesës së parë, kur hollandezi Dirk Kajt dërgoi topin në rrjetë pas gjuajtjes së Fernando Torres.

Në ndeshjen tjetër, Lioni mundi 1-0 në “Zherland” Fiorentinën. Pjaniç në minutën e 76 realizoi për vendasit.

Skuadra vjollcë luajti për 45 minuta me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Alberto Xhilardinos.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›