E Diel, 1 Nëntor 2026

Barroso uron Nishanin: Keni rol kryesor në garantimin e një klime të qetë politike

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso

Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, ka uruar presidentin e sapo zgjedhur të Shqipërisë, Bujar Nishani. Në mesazhin e dërguar me ketë rast, Barroso shprehet se në këtë moment të integrimit Evropian të Shqipërisë, kërkohet konsensus kombëtar. Barroso kërkon nga Nishani ruajtjen e një klime të qetë politike.

Si president, përfaqësues i bashkimit të qytetarëve në një vijë me Kushtetutën, do të keni rolin vital për të garantuar një klimë të patrazuar politike. Ky është moment vendimtar për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Reformat që duhet të ndërrmarë Shqipëria për të arritur progres drejt BE-së kërkojnë konsensus kombëtar”, shprehet ai.

Presidenti i KE-së i kërkon Nishanit që të sigurojë finalizimin e marrëveshjes së nëntorit të kaluar mes PD-së dhe PS-së pasi Shqipëria ndodhet në moment vendimtar drejtë BE-së.

Bashkëpunimi i ngushtë dhe i sinqertë ndërmjet forcave politike, veçanërisht në kuadër të finalizimit të implementimit të marrëveshjes politike të muajit nëntor dhe përkushtimi i vazhdueshëm dhe i përgjegjshëm me synim arritjen e rezultateve nga të gjithë aktorët e përfshirë, janë bazat për të siguruar që reformat e kërkuara do të zbatohen, nënvizon në mesazhin e urimit Barroso. Presidenti i KE-së e mbyll mesazhin duke u shpreh se Komisioni Evropian mbetet i përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së.

Edhe pse Hose Manuel Barroso është në krye të KE-së që prej vitit 2004 (në vitin 2009 mori një mandat të dytë 5-vjeçar) ende nuk ka kryer vizitën e parë në Shqipëri. Megjithëse ishte parashikuar një vizitë në maj të vitit të kaluar, ajo u anulua për shkak të krizës politike, që vinte për shkak të zgjedhjeve lokale. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›