E Diel, 1 Nëntor 2026

Kongresi i AK-së, Spahiu: Me AK në BE, me AK një shtet

Tu heqim maskën politikanëve dhe ta cojmë Shqipërinë përpara me AK. Kjo ka qenë thirrja e kreut të AK, Kreshnik Spahiu në fjalën e tij përshëndetëse në Kongresin e parë Mbarëkombëtar të partisë Aleanca Kuq e Zi. Më tej Kreu i Aleancës u shpreh para delegatëve se ky vit e gjeti shtetin shqiptar në një gjendje të vështirë ekonomike, ndërsa theksoi se shqiptarët drejtohen nga një qeveri e korruptuar dhe me ndasi politike dhe se AK-ja vjen për herë të parë si një alternative qeverisëse, me forcën e duhur për të thyer sundimin e partive politike.
“Viti 2012 e gjen kombin në një situatë politike -juridike të paprecedentë, dhe si në asnjë vend tjetër të mos dihet numri i popullsisë. Na gjen si një nga kombet më të varfra në Europë. Shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë kanë dy nga shtetet me nivelin më të ulët ekonomik në Europë, po ashtu shqiptarët në Mal të Zi dhe Maqedoni e kudo. Viti 2012 i gjen shqiptarët me dy qeveritë më të korruptuara në Europa, si dy vende që janë përjashtuar nga proceset integruese. I gjen shqiptarët në ndasi politike. Viti 2012 i gjen shqiptarët me të njëjtat liderë politikë të para dy dekadave, të cilat kanë uzurpuar karriget e pushtetit, edhe përpara se të lindin qindra kuqezinj që sot janë në sallë.”- tha Spahiu.

Për Spahiun cënimi i integriteti territorial, identiteti kombëtar dhe rendi kushtetues, jo nga fqinjët por nga qeveria tradhtare.
Duke vlerësuar rolin e rinisë shqiptare, Spahiu shtoi se, bashkimi dhe integrimi janë tërësisht të realizueshme, vetëm nëse më votën e shqiptarëve largojmë dy partitë, PS dhe PD.
 

Sipas AK-së, janë me dhjetra aktivistët kuqezi që kanë mbërritur nga SHBA-j,a Britani, Itali, Berlgjika dhe shumë vende të tjera.
Ne kongres eshte i pranishem edhe ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Aleksander Arvizu.Ndërkaq, partia më e re zgjedh sot kryetarin dhe strukturat drejtuese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›