Barrymore rigjen lumturine e munguar

Jashtë botës së Hollivudit, Drew ka qenë gjithmonë një fajzë timide, e cila i është shmangur gjithmonë bujës së faqeve të para të revistave rozë.
Megjithatë, ajo u fotografua një ditë më parë duke ecur e buzëqeshur dhe në dukje shumë e lumtur, në praninë e të dashurit, në Los Anxhelos.
Në daljen e një restoranti italian, aktorja dhe partneri i saj tre vjet më i ri, të krijonin përshtypjen e një çifti perfekt. Ata të dy nuk kanë shumë kohë që shoqërohen së bashku dhe vetëm javën e kaluar u fotografuan për herë të parë së bashku.
Një mike e Barrymore deklaroi për revistën: “Është një marrëdhënie e re dhe të dy po i marrin gjërat graduliasht. Ata po përpiqen të njohin gjithmonë e më mirë njëri-tjetrin në këto javë, por duket se menjëherë është formuar një lidhje shumë pasionante midis tyre”.
Barrymode ka qenë e martuar dy herë më parë, me një barist irlandez, të quajtur Jeremy Thomas dhe komedianin Tom Green.