E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perry bashkon muziken me moden

Këngëtarja britanike, Katy Perry, iu përshtat statusit të Milanos si kryeqyteti botëror i modës, gjatë një koncerti të mbajtur mbrëmë në qytetin e dytë më të madh italian.

E zgjedhur si këngëtarja më e preferuar prej adoleshentëve, Perry u ngjit në skenë si e ftuar e javës së modës së Milanos, por dhe ajo u duk si një modele për vete, pasi ndërroi tetë herë veshjen gjatë koncertit.

Nga një fustan i shkurtër me zemra, tek një tërësisht rozë dhe deri tek veshjet e lëkurës, Perry dha dy spektakle të veçantë në të njëjtën paraqitje të saj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›