Dokumentimi i vjeshtes gjermane - Historia e burgut te anetareve te RAF

Krahu i burgut qe eshte i lidhur me ngjarjet e viteve 70 do te shkaterrohet pas disa vjetesh. Me kamera fotografi Andreas Magdanz do ta shpetoje kete vend nga harresa para se ai te zhduket.
Burgu i Shtamhajmit Ndertesa 1 kati 7 eshte sot pavioni per keqberesit ne moshe te re. Nga viti 1974-1977 ketu jane mbajtur te burgosur drejtuesit e FAR-it Andreas Baader Gudrun Ensslin Ulrike Meinhof Jan-Carl-Raspe. Te akuzuar per kater vrasje per disa tentativa per vrasje dhe disa sulme me bomba.
Gardiani i burgut Andreas Magdanz dhe une hyjme ne nje korridor te gjere me dysheme linoleumi ne ngjyre kafe. Majtas dhe djtathtas ndodhen qelite pas dyerve te renda te lyera me ngjyre portokalli me shume dryna. Korridori perfundon me nje bllok qelqi qe pengon pamjen perjashta. Bie era myk.
Shoqerusie thote Ketu kemi te famshmen 719 ku ishte vendosur per nje kohe te shkurter zoti Baader.
Qelia me impresionuese - Orendite te njejtat si para 30 vjetesh
Bildunterschrift
Magdanz Pikerisht ne kete qeli ka vdekur Baader e gjithashtu edhe Ulrike Meinhof. Per mua kjo eshte qelia me impresionuese vendi me impresionues. Ketu kam qendruar per here te pare para dy javesh e gjysme dhe kam pare keto tri karrige dhe kete tavoline ato japin nje atmosfere shume impresionuese. Ato ndodhen ketu qe prej 30 vjetesh brezi i dyte dhe i trete i RAF-it eshte ulur ne keto orendi Andreas Baader jo. Akoma ka detaje nga ajo kohe si instalimet prizat dhe ngrohja. Ketu brenda ndodhej dikur vetem nje shtrat sepse ketu qendronte vetem nje njeri.
Qelia 719 ka nje siperfaqe 21 meter katrore dysheme linoleumi me ngjyre te celur dy dritare. Nje lavaman pas nje muri gjysme te larte nje tualet. Sot ne qeli zene vend kater persona. Ne qeline 719 ka varur veten me 9 maj 1976 Ulrike Meinhof. Mengjesin e 18 tetorit 1977 Andreas Baader u gjet po ketu i vdekur. I vrare me nje arme te futur ne burg kontrabandisht. Edhe Gudrun Ensslin dhe Jan-Carl Raspe vrane veten ne kete te ashtuquajtur nate e Stamhajmit. Nje nate qe shtron deri sot pyetjen se ne cmenyre munden te ndodhin vetevrasjet pa u vene re nga drejtesia.
mitizimi i Shtamhajmit mjaft i veshtire
Bildunterschrift
Magdanz Nga njera ane kam hyre ketu duke menduar se ndoshta do te arrij ta cmitizoj Shtamhajmin. Por me ne fund kur u ndodha lart ne qeline 719 e kuptova se kete nuk do ta arrija dot kurre. Se kjo eshte e pamundur perderisa te ekzistojne rrethanat e shumta deri sot te pazbuluara te nates se Shtamhajmit. Kete nuk mund ta beje dot fotografia. Por une mund te jap nje kontribut qe njerezit ta kuptojne ndertesen dhe ta kuptojne gjendjen jashte mase neurotike te viteve 70-te qe perfaqeson kjo ndertese.
Andreas Magdanz merret prej muajsh me Shtamhajm dhe me RAF-in. Ai ka studiuar libra dosje dhe filma te tere eshte pergatitur mbi bazen e planit te nderteses dhe ka punuar me ngadale me kamera nga bodrumi deri ne katin e shtate. Ai do te publikoje nje liber me fotografi te financuar nga ai vete. Stamhajm nuk eshte projekti i pare qe e con fotografin me banim ne Ahen ne nje vend te historise gjermane. Ai ka fotografuar Camp Vogelsang qendren e dikurshme naziste dhe me vone arealin e shfrytezuar per qellime ushtarake ne Eifel. Qendren e BND-se ne Pulah bunkerin qeveritar Marienthal dhe kampin e perqendrimit Auschwitz-Birkenau.
Magdanz do ta shpetoje Shtamhajmin nga harresa vizuale
Sot ai ben fotografi nga mesi i koridorit te katit te shtate. Atje ku dikur ka qene kabina e vrojtimit ai sot vendos kameren me stativin.
Magdanz Kjo qe shohim para nesh eshte me te vertete dhoma qe eshte shfrytezuar nga RAF-i keshtu sic qendrojne dyert tani te hapura ka qene edhe para 33 vjetesh ne qeline 716 ishte Raspe ne 718 ishte fillimisht Ensslin ne 719 fillimisht ishte Meinhof me pas erdhi edhe Baader. Pas vdekjes se Meinhof-it ai u vendos ne 719 dhe Ensslin ne 720.
Andreas Magdanz eshte gjithsej kater muaj ne Shtamhajm. Ai dokumenton ndertesen me perpikmeri nga brenda dhe jashte per ta shpetuar kete vend nga harresa vizuale. Sepse ndertesa 1 nuk i ploteson me standardet e sotme te qendrimit ne burg. Dhe ne qofte se ajo prishet nga kjo skene e historise gjermane mbeten vetem fotografite.
Autor Claudia Dichter / Ina Verbica
Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora