E Diel, 1 Nëntor 2026

Basescu në Tiranë, takime me autoritete të larta

Qendron sot për një vizitë zyrtare në vendin tonë, Presidenti i Rumanisë Traian Basescu.
Në orën 10:00 Presidenti Rumun u prit në një ceremoni zyrtare nga kreu i Shtetit Bamit Topi në Pallatin e Brigadave e më vonë dy presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë.
Në prani të dy presidentëve u nënshkrua Meromandumi i Mirëkuptimit në fushën e Komunikacionit dhe Informacionit si dhe nënshkrimi i Protokollit të Bashkëpunimit midis dy porteve.

Presidenti i Rumanisë do zhvillojë një takim edhe me kryeministrin Berisha, ndërsa në 15:50 është parashikuar takimi me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Presidenti rumun do të takojë edhe Komunitetin Arumun që jeton në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›