E Diel, 1 Nëntor 2026

PD dorëzon sot kallëzim penal për deputetin Doshi


Grupi parlamentar i Partisë Demokratike pritet të depozitojë sot kallëzimin penal ndaj Tom Doshit, deputeti i cili në seancën e 24 majit 2010 kërcënoi me vdekje në sallën e Kuvendit të Shqipërisë deputetin e Partisë Demokratike, Gent Strazimiri"- thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga zyra e shtypit e Kuvendit.

Në dispozicion të organit të akuzës grupi demokrat do të vendosë, pamjet filmike që janë transmetuar në televizion duke i bashkangjitur dhe kallëzimin penal "kanosje për shkak të detyrës", sipas nenit 238 te Kodit Penal të Shqipërisë e cila parashikon dënim edhe me heqje lirie.

Ne seancen e 24 majit, e cila shënoi dhe rikthimin e plotë të socialistëve në Kuvend, deputetët Strazimiri dhe Doshi patën një përplasje e cila mund të kishte degjeneruar dhe në dhunë fizike po të mos kishte ndërhyrë garda.
Pas mbylljes së seancës u mblodh Byroja e Kuvendit, e cila vendosi që deputeti i PS-së, Tom Doshi, të përjashtohet nga punimet e Kuvendit për dy javë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›