Bash e vërteta e zgjedhjeve 2013
Si në çdo fushatë zgjedhjesh politike, Shqipëria është zhytur edhe këtë herë në kaosin e vendit që ekzistencën ballkanike e ka të shprehur oporcioni. Çfarëdo që ndodh këto ditë i shkon më së miri trupit të këtij vendi. I shkojnë fjalimet e çoroditura dhe jashtë realitetit, veçanërisht kur artikulohen nga qeverisësit; i shkojnë shifrat që kurrë nuk i ngjajnë njëra-tjetrës, megjithëse i takojnë të njëjtit fenomen ose të njëjtit objekt të së njëjtës kohë; i shkojnë premtimet e atyre që s’lanë gjë pa bërë që asnjë prej tyre të mos realizohej në vitet e shkuara të qeverisjes. Madje i rrinë fiks edhe projektimet (sondazhet) e çoroditura të rezultateve të pritshme të zgjedhjeve, të cilat askush nuk e di se nga vijnë dhe ç’metodë është aplikuar për përafrimin e tyre. Nëse do të qëndrojmë këtu pak më gjatë, në vend që të reduktojnë masën e kaosit, këto projektime, për shkak të natyrës thellësisht të dyshimtë, vetëm se e bëjnë më të dendur kaosin, e bëjnë atë më gjithëpërfshirës, më hutues, prandaj edhe më të rrezikshëm. Sepse ato, projektimet, vazhdojnë të bëhen edhe kur të gjithë e dinë mirë që, për shkak të deformimit të demokracisë në këtë vend, kampionet statistikore nuk kanë kuptim, pasi është e pamundur të përftohet një përzierje politikisht homogjene e së tërës, pra e të gjithë klasës së votuesve, para se të merren këto kampione. Ka edhe më shumë. Të gjitha projektimet e bëra deri tani nxjerrin në pah, ose më mirë duket që synojnë të tregojnë se Shqipëria nuk ka ndryshuar nga pikëpamja elektorale, ose ka ndryshuar aq pak sa edhe zgjedhjet pothuajse as nuk shtojnë dhe as nuk heqin gjë nga statusi ekzistues. Në shumicën e rasteve, të gjitha përafrimet bazohen në faktin absurd që pavarësisht se ç’ndodh në politikë, pavarësisht se i mbajnë apo jo premtimet politikanët e këtij vendi, pavarësisht nëse ata vjedhin apo nuk vjedhin, pavarësisht se ndërtojnë politika kundër apo në mbështetje të interesave të vendit të tyre, pavarësisht se i qëndrojnë besnikë apo e tradhtojnë këtë vend duke u futur në negociata të turpshme për shqyerjen e integritetit territorial të tij, pavarësisht se i duan qytetarët e këtij vendi apo i djegin herë si minj dhe herë i vrasin si kafshë gjuetie; pra, pavarësisht të gjithave, përafrimet për rezultatet e këtyre zgjedhjeve konsiderojnë një elektorat të përcaktuar mirë historikisht, që nuk ndryshon në kohë, madje që mezi pret t’i jepet rasti për të votuar njësoj, ashtu si ka votuar katër vite më parë, tetë vite më parë, si gjithmonë! Dhe më në fund vijmë edhe te më e pabesueshmja: shqiptarët projektohen të votojnë për LSI siç kanë votuar katër vjet më parë, madje t’i japin këtë radhë një mbështetje edhe më të madhe se atëherë, pavarësisht skandaleve, pavarësisht helmit të saj qeverisës. LSI, partisë që ka statusin tragjikomik të të qënit në të njëjtën kohë edhe në qeverisje, edhe si kritikuese e saj në opozitë.
* * *
Është jashtë çdo dyshimi që politika, qeverisja veçanërisht, si dhe të gjitha mjetet që e evidencojnë përmbajtjen dhe mbështetjen e saj në popull, janë zhytur në një absurd që përveç të tjerash, e vështirëson mjaft njohjen e realitetit të gjërave. Është një absurd që e kam analizuar gjerësisht në librin tim “Në morgun e politikës”. Një absurd që spontanisht vjen e shfaqet në formën e vetëshkatërrimit. Kështu, qeverisja e këtij vendi e ka konceptuar masivizimin e universiteteve pa e shoqëruar atë me rritjen e burimeve akademike, administrative, të infrastrukturës, duke shkaktuar rënien dramatike të cilësisë universitare. Kërkohet të plotësohet një standard i sistemit universitar, siç është ai i rritjes së numrit të studentëve për njësi të popullsisë, duke e shkatërruar të tërin, krejt sistemin universitar. Politika qeverisëse kërkon një mandat të tretë me argumentin se ka ndërtuar rrugë, se ka bërë investime të jashtëzakonshme, ndërkohë që harron se gjithmonë ka pasur dhe akoma ka popuj, midis tyre shqiptarët e djeshëm dhe ata të sotëm, që nuk kanë qenë kurrë të lumtur kur qeveritë e tyre kanë investuar në rrugë, për asfaltin, pa investuar në ndërtimin e demokracisë. Politika qeverisëse kërkon një mandat të tretë me argumentin se do të rrisë numrin e të punësuarve, por ndërkohë nuk shpjegohet për diskriminimin e rëndë politik, profesional, nepotik, korruptiv, që ndodh në procesin e kërkimit punë të një qytetari. Politika qeverisëse kërkon një mandat të tretë me argumentin se ka bërë çmos për të afruar vendin me BE, ndërkohë që në themel të qeverisjes qëndron tragjikisht shkelja dhe baltosja e parimeve më esenciale mbi të cilat është ndërtuar vetë BE, si parimi i subsidiaritetit, parimi i kontrollit dhe balancimit të pushteteve, parimi i transparencës. PD e ka shkatërruar plotësisht demokracinë brenda vetes duke e zëvendësuar atë me kultin e individit, ndërkohë që u kërkon qytetarëve të këtij vendi një mandat të tretë për të ndërtuar demokracinë në Shqipëri! Politika e qeverisjes së këtij vendi, prandaj, duke kërkuar t’i arrijë objektivat e saj pjesore përmes gjymtimit të së tërës, është zhytur në një absurd prej të cilit mund ta nxjerrë vetëm mënjanimi i saj në opozitë dhe dhënia e kohës së mjaftueshme për të filluar rindërtimin e vetes nga e para. Gjithsesi, në demokracinë e këtij vendi dëmi është bërë. Më shumë se kurrë demokracia e këtij vendi është vënë nën peshën e një dyshimi të thellë, ekzistencial, sepse papritur janë tretur, janë shuar kufijtë midis të kundërtave, midis qeverisjes dhe opozitës. Autorësinë e këtij dëmi e ka një parti e vogël, LSI. Një dëm i përmasave të jashtëzakonshme, i cili prandaj nuk mund të kishte veçse dy partitë e mëdha si shkak. LSI vetëm sa dëshmoi se është e strukturuar për të qenë e gatshme të përcjellë plane që e dëmtojnë në palcë demokracinë e këtij vendi. E shndërruar në gjysmagjel, deledash, ajo është dhe nuk është në opozitë. Sot është në opozitë për të kritikuar qeverisjen që e realizoi po vetë, në pozitë. Si në ëndërr ajo shfaqet njëkohësisht në të dyja anët e kundërta të sistemit tonë politik: si në pozitë, ashtu edhe në opozitë. Duke tretur si asnjëherë tjetër kufirin midis të dyjave: pozitës dhe opozitës. Duke zeruar diferencën, gradientin midis tyre; pikërisht atë që e vë në lëvizje demokracinë dhe i jep kuptim asaj.
* * *
Tretja e kufirit midis pozitës dhe opozitës tret dhe bën njësh përgjegjshmërinë e qeverisjes me kritikën ndaj saj. Prandaj as më shumë dhe as më pak nuk është gjë tjetër veçse një rrënim i demokracisë. Aq sa e kundërta, pra një vijë e qartë ndarjeje, një relief i ravijëzuar mirë midis pozitës dhe opozitës, bëhet një tregues sinjifikativ i cilësisë së demokracisë së një vendi. Ja pse shqiptarët ndodhen përpara një detyre shtesë në votimin e 23 qershorit: jo vetëm të votojnë për të përcaktuar qeverisjen e ardhshme, por para së gjithash, të votojnë për të shpëtuar demokracinë e këtij vendi nga një rrënim që askush nuk e kishte imagjinuar dy-tri muaj më parë. Kufijtë e tretur midis pozitës dhe një pjese të opozitës së sotme kërkojnë një qëndrim të ri qytetar, të veçantë, të papërsëritshëm. Të keqtrajtuar dhe të përfshirë në mjegullën e sugjestionimeve abuzive të partive, koha u kërkon qytetarëve të këtij vendi të mbajnë një qëndrim të qartë brenda një konfuzioni të madh, të cilin edhe popuj me demokraci të stabilizuar e kanë vështirë ta mbajnë. Me të njëjtën fletë votimi shqiptarët duhet të përcaktojnë jo vetëm se kush do të qeverisë nesër, por nëpërmjet saj, ata duhet të ruajnë rigorozisht të njëjtën diferencë që ekzistonte midis qeverisjes dhe opozitës së djeshme në realitetin e ri politik që pritet të krijohet pas zgjedhjeve. Nëse duan rotacionin dhe mbrojtjen e cilësisë së demokracisë njëkohësisht, pra nëse duan ardhjen e së majtës në pushtet dhe ruajtjen e kufirit midis pozitës dhe opozitës, qytetarët e këtij vendi duhet të votojnë për të majtën, por pa LSI. Nëse duan që qeverisja e tetë viteve të shkuara të jetë edhe për katër vite të ardhshëm dhe të ruajnë kufirin midis pozitës dhe opozitës njëkohësisht, qytetarët e këtij vendi duhet të votojnë për të djathtën ose LSI. Në këtë pikëpamje, pra në pikëpamjen e rregullave të demokracisë, shqiptarët do të mund të shpëtojnë demokracinë e këtij vendi nga rrënimi vetëm nëse në votimin e tyre identifikojnë PD me LSI, i konsiderojnë njësoj përgjegjëse në qeverisjen e vendit. Kjo është edhe e vërteta më e madhe e këtyre zgjedhjeve: ruajtja e kufirit midis pozitës dhe opozitës, midis përgjegjësisë së qeverisjes së djeshme dhe institucionit të kritikës ndaj saj. Sepse nëse qeverisja e paszgjedhjeve të 23 qershorit do të ishte një përzierje e opozitës së sotme dhe e qeverisjes së djeshme të LSI, më shumë se një rotacion, shqiptarët do të përjetonin një rrënim të mëtejshëm të demokracisë së këtij vendi. Do të ishte një fitore si ajo e Pirros.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)