Ilir Meta: Me të majtën, qëndroj edhe në opozitë
TIRANE- Kryetari i LSI-së, Ilir Meta vlerësoi dje, se koalicioni me PS-në, është një koalicion funksional. Gjatë intervistës në “Top Story”, të gazetarit Sokol Balla, Meta u shpreh se pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, ai do të qëndrojë në anën e koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Evropiane’.
Z. Meta, le të fillojmë me situatën politike që po shoqëron këtë fushatë elektorale, ku kemi një rritje të toneve të ashpra nga të dyja partitë e mëdha. Ka pasur edhe incidente, ku sot në to janë përfshirë edhe kandidatët tuaj për deputet në Qarkun e Kukësit. A keni një koment për këto zhvillime?
Duke shprehur kënaqësinë që jam me ju dhe me kolegët tuaj, dua të shpreh dëshirën dhe vullnetin tim dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim që kjo fushatë të jetë sa më konstruktive, të jetë sa më qytetare, sepse në këtë mënyrë duhet të ndihmojmë për të arritur standardet më të mira në këto zgjedhje, sepse është shumë e rëndësishme për të gjithë ajo që vjen pas zgjedhjeve dhe vlerësimi i standardit të këtyre zgjedhjeve nga vetë qytetarët, të cilët në 24 qershor, pavarësisht nga rezultati, duhet të ndihen shumë të qetë që vota e tyre është vlerësuar dhe është çuar drejt, por edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Sepse pas miratimit të tri ligjeve nga Kuvendi, testi i zgjedhjeve është më kruciali për marrjen e statusit kandidat brenda këtij viti. Lidhur me incidentin që ju përmendët, ka pasur një sot ndaj kandidatëve për deputetë të LSI-së, të cilët kanë qenë për një tur në rrethin e Hasit dhe në mënyrë krejt arbitrare janë bllokuar nga policia, e cila ka rrethuar mjetin e tyre pa asnjë arsye, e ka mbajtur për disa orë deri sa janë bërë reagimet publike dhe pastaj kjo çështje është mbyllur. Dhe mendoj se është një sjellje shumë e vjetër që u takon viteve ‘94-‘96 dhe shpresojmë të jetë thjesht një episod, një papërgjegjshmëri e servilëve vendorë të ministrit Noka. Shpresoj që ministri t’i orientojë qartë se ata nuk kanë punë me politikën dhe fushatën. Duhet të jenë garant të ruajtjes së rendit publik edhe të një fushatë të qetë dhe të emancipuar.
Si e komentoni ndryshimin e qëndrimit të zyrtarit të lartë të DASH, Jonathan Moore, se tashmë është edhe Kolegji Zgjedhor, ai që i jep një zgjidhje krizës në KQZ? A shikoni një zgjidhje apo tashmë i keni hequr vizën KQZ-së?
Ne nuk i hequr vizën KQZ-së. Vizën ia hoqi z. Berisha me veprimin arrogant dhe të paligjshëm që bëri ndaj KQZ-së. Natyrisht ka qenë dhe mbetet në dorën e tij nëse reflekton për të rivendosur besimin midis palëve dhe konsensusin. Kjo është një çështje tjetër, por duket qartë që është i vendosur të mos kthehet mbrapa, pavarësisht se unë besoj se e ka kuptuar që ka bërë një hap të gabuar, kështu që edhe ne jemi të vendosur që të ecim përpara. Dhe nuk besoj se fatin e këtyre zgjedhjeve e vendos KQZ-ja apo Kolegji Zgjedhor. Fatin e këtyre zgjedhjeve do ta vendosin qytetarët shqiptarë dhe ne si opozitë do të jemi në çdo qendër votimi me përfaqësuesit tanë sipas Kodit, sipas ligjit, në çdo qendër numërimi, në çdo KZAZ ku do të shpallet rezultati i qytetarëve shqiptarë dhe pa diskutim edhe fitorja e opozitës. Kështu që KQZ-ja mund të vazhdojë kështu siç është. Natyrisht edhe Kolegji ka rolin e tij bazuar në ligj, por askush nuk mund të mendojë se mund të zëvendësojë institucionet legjitime, të cilat janë sipas Kodit dhe të cilat kanë të gjitha përgjegjësitë e tyre në këtë proces me një gjysmë KQZ.
Ju keni cilësuar rolin e LSI-së si historik në miratimin e tri ligjeve, a është realisht historik roli i LSI-së në këtë rast?
Unë besoj se është një rol i tillë dhe pse e nënvizoj këtë? Sepse ne i vlerësojmë gjërat kur ndodh dëmi më i madh sesa ne mendojmë apo e parashikojmë dhe insistimi ynë për miratimin e këtyre tri ligjeve tani pavarësisht nga vonesat, kishte të bënte me faktin se në rast se kjo do të shtyhej në shtator apo në tetor, ne nuk do të mund të merrnin statusin e vendit kandidat në dhjetor. Në rast se kjo gjë do të ndodhte, pastaj kemi shumë zhvillime të tjera në Bashkimin Evropian dhe ka qenë diçka e diskutuar qartë edhe me komisionarin Fule dhe me përfaqësues më të lartë të Bashkimit Evropian, që mundësia më e shpejtë në këto rrethana në të cilat jemi është që kjo çështje të raportohet tani dhe në dhjetor Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat. Përndryshe statusi mund të shtyhej edhe dy apo tre vjet, sepse askush nuk mund të parashikojë zhvillimet në BE, kemi zgjedhjet në Gjermani, kemi zgjedhjet në Parlamentin Evropian e kështu me radhë. Prandaj ishte diçka shumë e rëndësishme për të gjithë vendin dhe mendoj se kompromisi ishte shumë i rëndësishëm dhe ne jemi shumë të qetë, sepse kemi realizuar kushtet minimale. Tani kemi zgjedhjet dhe është e rëndësishme që të ndihmojmë procesin e zgjedhjeve që të arrijë standardet më të larta dhe pastaj të vijë vazhdimësia e të gjitha reformave që kërkohen. Por ajo që është e domosdoshme, sepse ju e nisët duke evidentuar një fushatë të ndezur me akuza, ne do të kemi një mazhorancë të re, e cila sjell edhe një frymë të re bashkëpunimi. Kjo do ta ndihmojë Shqipërinë të ecë vërtetë më shpejt për realizimin e të gjithë reformave që kërkon vazhdimi i këtij procesi.
Duket sikur nuk jeni as në opozitë të vërtetë me z. Berisha dhe as në partneritet me z. Rama. A është i qëllimshëm, rastësor apo strategjik ky shpjegim?
Jemi mësuar që në vendin tonë, ose eksperienca e deritanishme tregon që dikush duhet të jetë patjetër me dikë dhe kundër dikujt tjetër ose anasjelltas. Mendoj se LSI-ja është një forcë politike, e cila tani ka historinë e saj, ka veçantinë e saj, ka pozicionin e saj politik dhe është shumë e natyrshme dhe shumë e qëndrueshme në këtë pozicion që ka.
Natyrisht, askush nuk duhet të presë që unë të akuzoj apo akoma më tepër të shaj z. Berisha për shumë arsye. Sepse e para, kjo nuk është se na ndihmon ne të evidentojmë më mirë qëllimet tona, prioritetet tona dhe nuk është ajo që i intereson vendit apo që u intereson qytetarëve. E dyta, nuk është shumë etike sepse deri para disa muajsh unë edhe kam bashkëpunuar me të, ndërsa sa u takon raporteve brenda koalicionit, mendoj se raportet janë mjaft konstruktive. Objektivat janë të përbashkëta, prioritetet janë të përbashkëta, ndërsa çështja pse e bëjnë fushatën vetëm dhe pse nuk e bëjnë bashkë, është më shumë e stisur. Sepse PBDNJ-ja që është në koalicion e bën fushatën më vete apo edhe partitë e tjera e bëjnë fushatën më vete...
Z. Meta, si i komentoni deklaratat më të fundit të Dritan Priftit dhe si u përgjigjeni ju akuzave të tij të dhëna së fundmi nëpër media?
Më vjen keq që u keni krijuar këtë shqetësim me kohën teleshikuesve tuaj, sepse kapitulli “Një lopë - një votë” është i mbyllur jo vetëm në Myzeqe, por në të gjithë Shqipërinë.
Po ndaj diversionit që z. Prifti bën për sa i përket ruajtjes së votës nga z. Ruçi?
Asnjë qytetar shqiptar nuk duhet të ketë asnjë shqetësim, vota e tyre do të ruhet nga të gjithë dhe në radhë të parë nga LSI, e cila për herë të parë ka komisionerët, ka numëruesit në këtë proces dhe do të jetë 100 për qind e përkushtuar për tërë procesin. Vota e kujtdo do të jetë votë e mbrojtur, e ruajtur dhe çdo votë e qytetarëve shqiptarë, kushdo qoftë, për këdo ta hedhë, do të mbrohet me fanatizmin më të madh.
Sa e garantoni ju se Edi Rama do të jetë një kryeministër i aftë e praktik?
E rëndësishme është që të kuptojmë që nuk kemi përpara një raport personal. Unë kam treguar gjithmonë që orientohem drejt së ardhmes dhe LSI-ja si forcë politike ka gjetur kurajën, vizionin për t’i shërbyer së ardhmes në momente delikate, të vështira, duke ndërmarrë edhe risqe të mëdha, sepse kjo do të thotë të marrësh përgjegjësi. Në këtë drejtim, unë mendoj se ky është një koalicion i natyrshëm, pavarësisht nga një e kaluar problematike. Ky koalicion duhet të kishte ndodhur përpara vitit 2009. Dihet qëndrimi refraktar i lidershipit të Partisë Socialiste në atë kohë. Por kemi një reflektim, siç kemi edhe një reflektim për çështjen e ndryshimit të Kushtetutës dhe të Kodit, që ishin baza e kësaj kontradikte.
Ne jemi në një koalicion parazgjedhor dhe në këtë mënyrë jemi të përcaktuar edhe për koalicionin paszgjedhor. Të dalë si të dalë rezultati, ne jemi në një koalicion parazgjedhor dhe paszgjedhor edhe në opozitë. Ne mund të rrimë në opozitë. Ne ishim në qeveri dhe dolëm në opozitë për shkak të një vendimi politik. Mendojmë se kështu i bëjmë mirë vendit në një plan afatgjatë. Kështu është më mirë edhe për vetë rolin që LSI-ja duhet të ketë në interes edhe të vendit. Duhet të ndihmojmë që të mos jetë më tragjedi qenia në opozitë. Atëherë do të jemi një vend i vërtetë evropian.
A do të jeni Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë?
Unë mund t’ju them se askush si unë nuk i ka respektuar rregullat e demokracisë, marrëveshjet dhe votën e qytetarëve shqiptarë. Nuk ka ndodhur që unë apo LSI të jetë një faktor destruktiv për ambicie të ngushta. Unë mendoj që ne jemi në një bashkëpunim konstruktiv dhe jam i bindur se çdo gjë dot funksionojë në mënyrën më korrekte në respekt të Kushtetutës dhe të votës së qytetarëve shqiptarë.
Kemi një situatë teorike që është ngritur nga konstitucionalistë. Nëse zoti Nishani i jep zotit Berisha mandatin të krijojë qeverinë, megjithëse nuk ka marrë mandatet e duhura si koalicion. Në rast se zoti Nishani do ta bënte këtë, a do të ishte kjo në kundërshtim me Kushtetutën?
Nga pikëpamja juridike nuk e kam shumë të qartë se cili është interpretimi i saktë. LSI në momentin që u përcaktua për koalicion është përcaktuar si koalicion, që do të thotë në qeverisje me ‘Aleancën për Shqipërinë Evropiane’ ose në opozitë.
Unë nuk besoj që në këto kushte zoti Nishani do të bënte një veprim të tillë. Nëse formalisht do të ishte i detyruar, përsëri nuk besoj se zoti Berisha do ta merrte këtë mandat se nuk ka ç’i duhet mandati, sepse çështjen e premtimit që të mos lëshojë karrige e kemi zgjidhur. Le ta marrë me vete.
Zoti Rama ka shpërndarë një SMS automatike, ku flet se si në Tiranë PS fiton 18 mandate, a flet ai edhe për LSI-në këtu?
Kjo nuk është një pyetje për mua dhe nuk më duket kaq e rëndësishme. Edhe LSI bën sondazhet me një nga ekspertët e huaj më të njohur dhe pritet një rezultat spektakolar për Tiranën Fierin, Gjirokastrën. Është e drejta e çdo kryetari të inkurajojë. Kjo është një çështje që nuk ndikon fare te qytetarët.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)