Emiratet, tërhiqet akuza për mashtrim ndaj Ajdin Sejdisë
TIRANE- Emiratet e Bashkuara Arabe “zhveshin” nga dënimi biznesmenin Ajdin Sejdia, duke i hapur rrugë lirimit të tij nga qelitë e paraburgimit të Kukësit. Sejdia, një emër mjaft i lakuar në vend, kërkohej nga shteti i Dubait, për akuzën e mashtrimit bankar, por duket se ekstradimi i tij drejt vendit të largët, është një “mision i pamundur” për drejtësinë shqiptare. Kjo për faktin se shteti i Dubait, e ka liruar Sejdinë nga dënimi, që i ishte dhënë më parë dhe mbi bazën e të cilit ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. “GSH” ka mundur të sigurojë shkresën që Emiratet e Bashkuara Arabe u kanë dërguar autoriteteve shqiptare, përmes së cilës i informojnë se Sejdia është liruar nga dënimi dhe se autoritetet lokale e ndërkombëtare nuk do të jenë më në kërkim të tij. “Me urdhër të Madhërisë së Tij, sheik Mohammad Bin Rashid Al Maktoum, zv.president, kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Sundimtar i Dubait, i sipërpërmenduri (Hajdin Sejdija) do të lirohet nga dënimi që i është dhënë për çështjen e shënuar me poshtë, për shkak të tërheqjes së çështjes nga ankuesi dhe autoritetet lokale dhe ndërkombëtare nuk do të jenë më në kërkim të tij, përveçse nëse ai ndodhet në burg ose kërkohet për ndonjë arsye tjetër”, thuhet në shkresën e mbërritur pranë autoriteteve shqiptare. Shkresa mban datën 4 qershor 2013, pra vetëm dy ditë më parë ka mbërritur në Shqipëri dhe numri i saj i referencës është 30025/2013. Ajdin Sejdia u arrestua në prill të këtij viti, në pikën e kalimit kufitar të Morinës.
Ai rezultonte të ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, për mashtrim bankar. Më 10 qershor 2013, pritet të zhvillohet seanca për të vendosur ekstradimin ose jo të Sejdisë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe. Por fakti që shteti i largët arab ka hequr dënimin ndaj Sejdisë dhe e ka hequr nga lista e të kërkuarve, me shumë gjasë ai do t’i rikthehet jetës në liri, pasi në Shqipëri nuk kërkohet për asnjë vepër penale. Ajdin Sejdia ndodhet në qelitë e paraburgimit Kukës, që prej momentit të arrestimit dhe duhet të pritet verdikti final i gjykatës, për të mësuar dhe fatin e tij. Pasi kaloi afati 40 ditë i arrestit për qëllime ekstradimi, Gjykata e Kukësit, firmosi ta shtyjë sërish me qëllim që të shqyrtonte kërkesën e dorëzimit ose jo të Sejdisë, pranë autoriteteve të Emirateve të Bashkuar Arabe. Hajdin Sejdia rezulton të jetë aksioner në disa biznese në Shqipëri e Kosovë, ndërkaq së fundmi ka fituar me vendim gjykate një koncesion për një park industrial në Spitallë të Durrësit.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)