E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Arvizu, për mbresat e vizitës në SHBA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës janë parë të takohen sot në zonën e ish-bllokur në kryeqytet. Aleksandër Arvizu dhe Lulzim Basha, janë takuar pas përfundimit të vizitës së këtij të fundit në Uashington.

Vizitë e cila fillimisht u shit si mjaft e rëndësishme rezultoi në fakt të ishte edhe një vizitë pa ftesë zyrtare nga ana e kryebashkiakut të Uashingtonit.

Në njoftimet e bashkisë së Tiranës është bërë e ditur se në takimet e Bashës është diskutuar për thithjen e investitorëve.

Arvizu në një intervistë dhënë gjatë kohës kur Basha ndodhej në SHBA u shpreh se Pres me kënaqësi të flas me të kur të kthehet e të dëgjoj direkt prej tij disa nga përshtypjet nga vizita në Shtetet e Bashkuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›