E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Veprimtarisë, “ok” shpërndarjes së “risqeve” të investitorëve

Tashmë të gjithë qytetarët që do të blejnë një apartament ende të pandërtuar do të jenë më të sigurt. Projektligji, i cili parashikon që pushteti vendor të marrë përsipër të ndërtojë objektin në rast të falimentimit të investitorit u miratua në komisionin e veprimtarisë Prodhuese vetëm me votat e mazhorancës dhe me debate. Sipas deputetit socialist Eduard Shalsi ky ligj nuk është serioz dhe ndikon direkt në buxhetin e pushtetit vendor.
Ndërkohë që përfaqësuesi i Ministrisë së Transporteve, Iglon Peçi, deklaroi se nga ky ligj pritet të fitojnë të gjithë ata familjarë që kanë lidhur kontrata.
Ky ligj pritet që t`i japë zgjidhje të gjithë atyre familjeve që kanë blerë një apartament me kontratë dhe ndërtuesi ka ndërprerë punimet pasi ka falimentuar .
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›