E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS kunder INSTAT-it te Berisha

E marte 07 Shkurt 2012 1308 KOMISIONI I LIGJEVEOpozita eshte kunder shtimit te kompetencave te kryeministrit i cili permes akteve ligjore kaloi nen varesine e tij direkte edhe INSTAT-in e Prokurimet Publike. Demokratet miratuan njeanshem ne Komisionin Parlamentar ndryshimet ne ligj duke zhvendosur varesine e ketyre institucioneve nga Keshilli i Ministrave tek shefi i qeverise. Nje tjeter institucion qe pritet te kaloje nen urdhrat direkte te kryeministrit eshte edhe Drejtoria e Informacionit te Klasifikuar. Ne reagimin e tij per Vizion Plus ish shefi i Sherbimit Informativ Fatos Klosi deklaroi se zoti Berisha e kerkon kete kompetence per te centralizuar informatat sekrete. Diten e merkure Komisioni i Ligjeve do te nise diskutimin e nje tjeter drafti qe kerkon kompromisin e opozites per tu miratuar pasi eshte ndryshim ne Kodin Civil. Behet fjale per dekriminalizimin e shpifjes propozuar nga Instituti Shqiptar i Medias. Ne muajin shkurt pas miratimit te Kodit Civil Komisioni i Ligjeve pritet te marre nen shqyrtim amendimet e Kodit Penal ndersa ne mars ne kalendarin e punimeve eshte parashikuar ridiskutimi i ligjit per ngritjen e Gjykates Administrative.

ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›