E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha : I kërkova ministrit Roth të denoncojnë masakrën zgjedhore, para se të jetë tepër vonë për Shqipërinë!

Kryetari aktual i PD Lulzim Basha, vazhdon të denoncojë tek ndërkombëtarët atë që opozita e quan “masakra zgjedhore e 25 prillit”. Zoti Basha priti të premten në selinë e PD Michael Roth, Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Federale Gjermane. Ai tha se i ka kërkuar zotit Roth që të denoncojnë masakrën zgjedhore të 25 prillit para se të jetë tepër vonë për demokracinë dhe për Shqipërinë.
“Ajo që i kam kërkuar ministrit Roth, njësoj si të gjithë miqve ndërkombëtarë, është të flasim dhe të denoncojnë masakrën zgjedhore të 25 prillit para se të jetë tepër vonë për demokracinë dhe për Shqipërinë, për të mos lënë që e njëjta situatë të ndodhë që Shqipëria të vazhdojë të jetë e mbushur me kriminelë në parlament, drogë…” thya zoti Basha për mediat pas takmit.
Kreu i opozitës tha se për PD dhe opozitën nuk ka mundësi më të mirë se procesi i integrimit europian. “Ky proces është i bazuar tek arritjet, tek meritat dhe për fat të keq në këto zhvillime Shqipëria ka mbetur në vendnumëro për tetë vite për shkak të mosarritjes së kushteve që janë rënduar dhe më shumë me zhvillimet e 25 prillit.
Ne kemi bërë gjithçka në dorën tonë, duke filluar me konsensusin për reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore. Për fat të keq Qeveria i shkeli me këmbë” tha kreu i PD në opozitë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›