PS, dhe opozita në komision, votojnë pro shkarkimit të presidentit Meta

Me 11 vota pro, nga të dyja kampet e politikës, të socialistëve dhe opozitës, është miratuar raporti prej 97 faqesh i komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e presidentit, Ilir Meta.
Deputetët e opozitës, Stojku, Murrizi, Çaçani dhe Shtjefni, kanë votuar pro këtij raporti përfundimtar, që pritet t’i dërgohet Parlamentit, për të vendosur më pas dhe ditën e seancës.
Për t’u kaluar në seancë kërkohet një votim i cilësuar i votave. “Nuk është një ditë krenarie për ne e as për shtetin shqiptar, por padyshim është një ditë e mirë për demokracinë e shëndoshjen e demokracisë sonë, si dhe një triumf i Kushtetutës”, tha kryekomisioneri Hyseni.