KAS rrëzon kërkesën e PD- LSI, për prova shtesë për qarqet Korçë dhe Elbasan

KAS ka rrëzuar kërkesën e PD dhe LSI, për prova shtesë, lidhur me rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Korçës. Si prova do të shërbejë vetëm të dhënat që vijnë nga kryqëzimi i të dhënave të pajisjes PEI. Ndërkaq, KAS ka filluar edhe shqyrtimin e ankesës për qarkun Fier.
Në mbledhjen e zhvilluar po ditën e sotme, KAS ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike, për marrjen e provave shtesë, për të vërtetuar, sipas tyre, “vjedhjen e zgjedhjeve në qarkun e Elbasanit”. Si prova do të shërbejë vetëm të dhënat që vijnë nga pajisja PEI.