E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha Ambjente sportive ne cdo lagje te Tiranes

Kandidati i Partise Demokratike per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha ka marre pjese sot ne aktivitetin sportiv dita e hapur e sportit organizuar nga Agjencia e Sherbimeve te Sportit. Basha theksoi rendesine perfshirje se sa me shume te rinjve ne sport. Ai tha se Bashkia nen drejtimin tij do te jete nje aktor i rendesishem ne stimulimin e sporteve dhe ne krijimin e sa me shume mundesive dhe hapesirave per te perfshire sa me shume njerez ne aktivitete te tilla.

Me vjen shume mire qe keto ambjente sportive i rikthehen femijeve por edhe sportit ketu ne Tirane. Sepse ka kohe qe ambjentet sportive jane nen sulm. I sulmon dhe i kafshon betoni. Se bashku do angazhohemi qe te bejme nje kundersulm te fuqishem te sportit ndaj betonit duke bere ambjente sportive ne cdo lagje te Tiranes dhe duke i mundesuar cdo femije ne Tirane qe te jetoje nje jete te shendetshme sportive tha Basha.

Ne kete aktivitet moren pjese sportiste ne ze dhe te suksesshem ne disiplinat e tyre si Klodiana Shala Sahit Prizreni apo Agustin Kola.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›