E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pak Madrid ne Tirane...

Nuk dihet nese ishte njohja qe publiku kishte me pjeset e koncertit qe u interpretuan dy nete me pare nga Orkestra e Radio-Televizionit apo gjalleria qe fal ne shpirt muzika spanjolle me melodiozitetin e saj arsyeja pse salla e Akademise se Arteve u mbush plot

Te rinjte jo frekuentues te rregullt ne koncertet e RTSH-se tregonin me perqendrimin e tyre se u shijonte muzika e drejtuar nga dirigjenti Carlos Dominguez Nieto ne koncertin me Orkestren e RTSH-se. Nieto ndihej si ne vendin e tij programi ishte i teri dedikuar muzikes spanjolle.

Kompozitori italian Luigi Boccherini i kendonte jetes se nates ne rruget e Madridit plot hare dhe rremuje tingujve te kembanave ne katedrale valleve popullore kengeve te lypsareve te verber ne rruget e kryeqytetit spanjoll dhe kengeve te ushtareve te garnizonit te sherbimit ne Spanje.

Ne keto ujera vazhdoi edhe me tej koncerti ku nga kitara e Admir Docit dolen tingujt e ndjere te pjeses Fantasia para un gentilhombre per kitare dhe orkester nje nga me populloret e shkruara nga Joaqun Rodrigo.

Mbremja u mbyll me suiten e operes Karmen nga e cila kompozitori Nieto kishte shkeputur pjeset me emocionuese dhe i kishte pershtatur per orkester. Te gjithe te kenaqur te gjithe me shpirtin e mbushur.

Pas koncertit kitaristi Admir Doci dha pershtypjet e tij per koncertin komunikimin qe u krijua me publikun per punen vetjake me pjesen si dhe per krijimin e nje stili ne interpretim e ecurine e nivelit te tij artistik deri me sot.

Admir ishe i vetem perballe nje orkestre me shume muzikante. Arrite rezultatin qe doje
Vete zhanri i nje koncerti per kitarre dhe orkester eshte ndoshta zhanri me ekstrem per sa i perket virtuozitetit te nje muzikanti. Kitarra eshte nje instrument qe persa i perket dinamikes nuk mund te perballoje dot nje orkester dhe une luajata pa amplifikim pa asnje mikrofon.

Doja te luaja kete koncert per ato kushte kur ky koncert eshte krijuar vitet 50-60. Atehere koncerti nuk luhej me amplifikim. E kisha une kete deshire por edhe dirigjenti po ashtu sepse pa nje dirigjent te mire do te ishte e pamundur interpretimi ne nje koncert te suksesshem si solist.

Pra te luash kunder 30 instrumenteve kerkon njekohesisht virtuozitet force dhe nje interpretim te natyrshem. Natyrshmeria eshte gjeja me e bukur dhe ne muzikantet i qendrojme sa me shume te jete e mundur larg elektronikes

Duket sikur e gjithe puna e muzikantit shembet nese ai nuk arrin te jete melodioz...
Nese muzikanti arrin te futet ne boten irreale qe te con muzika ne boten e ndjenjave e shprehive pastjeter qe do jete i afte per tia percuar publikut. Krijohet nje lloj telepatie mes artistit dhe publikut qe eshte e mrekullueshme sepse jo gjithmone mund te arrihet.

Po sonte cfare ndodhi
U arrit. Edhe ne saje te dirigjentit te mrekullueshem dhe te instrumentisteve te Radio-Televizionit Shqiptar. Dhe gjeja e pare qe e dallon eshte qetesia e publikut. Salla ishte plot sonte nuk kishte ngelur asnje vend bosh.

Me nje salle te tille dhe me nje publik qe ndonjehere eshte edhe i zhurmshem ne Shqiperi eshte vleresim kur arrihet nje qetesi absolute. Per mendimin tim publiku shqiptar eshte publik i mire sepse eshte i ndershem. Nese nuk je interesant nuk percon ato qe ne po flasim atehere ai fillon ben zhurme.

Puna e nje muzikanti shkon drejt krijimit te nje stili per te cilin ti dallohesh edhe nga kitaristet e tjere. Si arrihet kjo
Duhen vite te tera pune duhet te jetosh me instrumentin duhet te jetosh me muziken duhet te kerkosh.

Interpreton edhe ne kitare me 13 tela...
Kitara me 13 tela eshte nje instrument qe ekziston vetem prej 6-7 vitesh nje instrument qe i ngacmon shume kompozitoret e sotem. shte nje instrument fantastik jep ngjyra te reja diapazone te reja.

A mund ta kemi ne orkestren tone
Patjeter. Them se koncerti tjeter i Radio-Televizionit Shqiptar do te jete me nje veper per kitarre me 13 tela dhe orkester. shte nje instrument i shtrenjte nuk eshte bere per tu masivizuar por per te ngelur e vecante.

Jashte vendit ke interpretuar muzike bashkekohore. Pse nuk perfshihet ne programet e orkestrave ketu
shte kritika me e madhe qe mund ti behet organizatoreve drejtoreve te institucioneve shqiptare. Krijimtaria shqiptare duhet mbeshtetur patjeter me cdo kusht. Duhet te fillojme nje faze te re te punojme te gjithe per kompozitoret shqiptare qe ata pastaj te lene veprat e tyre ne historine e muzikes shqiptare.

fare i pengon te shkruajne
Jam shume dakord me kompozitoret te cilet duan nje status te tyren. Une kam jetuar per shume vjet ne Zvicer ku kompozitoret kane nje status te vecante. Sa here shkruajne nje veper marrin nje pagese jo te vogel dhe kjo eshte mese normale.

Edhe muzika e sotme e huaj mungon ne orkestrat tona Pse
Nuk e di pse ndodh kjo. Ndoshta do te duhej pak me teper guxim nga te gjithe muzikantet shqiptare por edhe nga institucionet shqiptare ne pergjithesi qe te flasin gjuhen e muzikes qe flitet sot.

Kthimi yt ne Shqiperi kur kishe krijuar nje pune tenden ne Zvicer prej vitesh na nxit te pyesim perse u ktheve
Erdha pasi pashe nevojen e institucioneve te Akademise se Arteve sidomos qe ka nje dege kitare per te dhene gjithcka qe kisha marre ne shkollat me prestigjioze boterore sic eshte Universiteti i Arteve te Zyrihut ku kam studiuar. Dhe mu dha kjo mundesi. Mu hapen dyert nga institucioni nga pedagoget e tjere dhe ishte dicka qe me ngacmoi jashte mase. U ktheva dhe nuk jam penduar absolutisht.

A e gjen hapesiren per te cilat ke nevoje
Kitarra eshte nje instrument qe jep jashtezakonisht shume mundesi ne muziken e dhomes. Pra bashkepunimet me kengetare te ndryshem instrumentiste ne duo trio kuintete kuartete jane te medha. Personalisht kam luajtur jo vetem ne Tirane por edhe ne qytete si Korca Shkodra Vlora Fieri Durresi qe kane publik te mrekullueshem. Nuk mund te them qe e kam perqendruar veprimtarine time ne Tirane absolutisht jo nuk do te doja qe te ishte keshtu.

Nieto Shqiptaret si spanjollet...
Kjo ishte nje eksperience e mrekullueshme. Kishim nje komunikim te mire jo vetem me orkestren por edhe me publikun shqiptar. Njerezit jane shume te ngrohte.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›