E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpëtim Idrizi: Një ditë do të rikthemi në Çamëri

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i është përgjigjur deklaratës së zëvendësministrit të Jashtëm të Greqisë, Drucas, duke thënë se çështja çame ekziston dhe një ditë çamët do të rikthehen në trojet e tyre. Ndërkohë, Idrizi ka thënë se çështja e ujërave me Greqinë nuk do të miratohet në formën e tanishme.

Kemi të drejtën me vete për ti thënë ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, i cili deklaroi se çështja çame nuk ekziston dhe i kërkoi llogari Shqipërisë për marrëveshjen e ujërave. Ne e sigurojmë se kjo marrëveshje nuk do të miratohet për aq sa cënohet qoftë edhe një centimetër katror tokë shqiptare. Ne e sigurojmë se çështja çame ekziston, se ne ekzistojmë dhe ne do të kthehemi në Çamëri, tha kreu i PDIU-së.

Komentet e Idrizit janë bërë gjatë një takimi elektoral në Lushnjë, ku ka kërkuar nga qytetarët lushnjarë që të votojnë për këtë parti në zgjedhjet e 8 majit, pasi sipas tij, :ne jemi partia e çështjes kombëtare në gjithë Shqipërinë. Kjo çështje zgjidhet duke pasur  fuqi në duar, duke pasur përfaqësim, duke pasur njerëz aty ku merren vendimet, duke kushtëzuar politikën e madhe në thonjëza.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›