E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Ardhja e Vasilit do përmirësojë cilësinë e jetës, ajrit e deri te gjelbërimi

Share

Lulzim Basha ka prezantuar gjatë ditës së sotme si nënkryetar të Bashkisë së Tiranës, Petrit Vasilin. Basha ka theksuar se me ardhjen e Vasilit, ky institucion merr një potencial të jashtëzakonshëm, duke pohuar se ai do të ndikojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve, cilësinë e ajrit dhe gjelbërimin.

Ardhja e një profesionisti si zoti Vasili në drejtimin e bashkisë, bën që qeverisja e Tiranës të marrë një hov të ri nëpërmjet mbrojtjes së konsumatorit dhe përmirësimit të parametrave që nga cilësia e jetës, ajrit e deri te gjelbërimi. Në emër të gjithë stafit i shpreh mirëseardhje të ngrohtë zotit Vasili dhe i uroj suksese në detyrën e tij si një mbështetje e fortë për objektivat madhore me të cilat do përballemi dita-ditës, tha Basha.

Vasili nga ana e tij theksoi se ndjen një emocion të veçantë për marrjen e postit, pasi tashmë do i shërbejë qeverisjes së qytetit ku ka lindur dhe është rritur. Kjo është një përgjegjësi e madhe, pasi qeverisja vendore është një provë e verifikimit të përditshëm të eficencës me qytetarin, tha ai.

Duke e cilësuar stafin e bashkisë së Tiranës si një skuadër të përkushtuar dhe ambicioze, Vasili tha se ditët e ngarkuara me punë do të jenë edhe sfidat e përditshme të saj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›