Basha: Askush s’do preke me policet
Tirane-Ministri i Brendshem Lulzim Basha ka leshuar dje nje ultimatum per te gjithe ata kriminele qe do te guxojne t’i drejtojne armen Policise se Shtetit. Ne ceremonine perkujtimore te 1-vjetorit te vrasjes se 4 oficereve te policise, Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe Saimir Duckollari, Ministri Basha u shpreh te tilla ngjarje nuk duhet te perseriten kurre me ne te ardhmen. “Nje vit me pare humben jeten kater police, nder me te miret e efektiveve tane. Kjo ngjarje na kujton betimin e madh te kesaj uniforme per realizimin e disa prej lirive qe qytetaret kane enderruar prej dekadave me radhe. Mesimet e nxjerra nga keto ngjarje do te sherbejne qe kurre me dikush t’i drejtoje armen Policise se Shtetit, mos te kete shansin ta shkrepe ate”, deklaroi Basha. Ceremonia perkujtimore u zhvillua ne varrezat “Deshmoret e Kombit”. Ministri Basha siguroi se Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme dhe qeveria kane marre dhe do te marrin te gjitha masat e perkujdesjes per familjaret dhe femijet e tyre. “Kuvendi i Shqiperise me propozimin e Kryeministrit Berisha ngurtesoi njehere e mire ne ligj te gjitha detyrimet qe shteti mbart per kater Deshmoret e Atdheut dhe te gjithe te renet ne krye te detyres te Policise se Shtetit”, u shpreh Basha. Ceremonia perkujtimore vijoi me vendosjen e kurorave me lule ne nderim te kater Deshmoreve te Atdheut nga Ministri i Brendshem Lulzim Basha, drejtuesit me te larte te Policise se Shtetit dhe familjaret e deshmoreve. Pas ceremonise, Ministri Basha dhe drejtuesit e Policise se Shtetit zhvilluan vizita prane familjeve te kater Deshmoreve te Atdheut, Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe Saimir Duckollari. Ngjarja ku mbeten te vrare kater oficeret e Policise se Shtetit, ndodhi ne 7 gusht te vitit te kaluar, gjate operacionit per arrestimin e shume te kerkuarit Dritan Dajti. Masakra ka ndodhur brenda disa minutave, kur 12 oficere te njesise speciale “GOS” rrethuan pisten e vogel “Iliria”, per te bere arrestimin e te shume kerkuarit. Dritan Dajti, ka qelluar ndaj 4 efektiveve te policise, kur keta te fundit i kane bere thirrje per t’u dorezuar.
L.K