Milo: PS, s’duhet te dale kete here kunder aleateve Bisedoi: Qamil Xhani
Kryetari i Partise Demokracia Sociale Paskal Milo shprehet per ceshtjen e reformes zgjedhore do te mbeshtese dhe propozimet qe vijne nga subjektet qe jane ne koalicionin e djathte. Milo deklaron se ndryshimet ne Kodin Zgjedhor jane te domosdoshme dhe Partise Socialiste nuk i intereson qe kete here te dale kunder aleateve. “Nuk besoj qe PS-ja kete here do te shkoje ne kundershtim me qendrimin e aleateve. Nuk dua ta besoje dhe kjo nuk eshte ne interesin e aleateve”, shprehet Milo. Ne nje interviste dhene per “Koha Jone”, kreu i PDS-se shprehet se nese dy forcat kryesore mund te jene te interesuara ta mbajne ne kete gjendje Kodin Zgjedhor, aleatet e PS-se do te kundershtojne. Ai shton se nese reforma nuk merr parasysh sistemin proporcional kombetar dhe garantimin e zgjedhjeve te ndershme, aleatet e PS-se do te dalin kunder. Ai shton se duhet nje Kod Zgjedhor ku “ku te vendosen rregulla te qarta loje, jo ne favor te nje apo dy partive te medha, por ne interes te stabilitetit politik dhe per te bere zgjedhje vertete te ndershme dhe te barabarta per te gjithe faktoret politike shqiptare”. Milo vlereson si mjaft te rendesishem fakti qe procesi i hartimit te zgjedhjeve duhet te shkoje ne te njejten linje me hetimin e zgjedhjeve, duke shprehur dhe nje here qendrimin e opozites se duhen evidentuar problemet qe jane shfaqur ne zgjedhjet e fundit, me qellim qe te korrigjohen. Sipas tij transparenca e zgjedhjeve eshte e domosdoshme per te pasur nje kod edhe me te mire. Kreu i PSD-se flet edhe per idene per zhvillimin e votimit elektronik. Milo shprehet se parimisht eshte dakord me nje nisem te tille, por duke theksuar faktin qe behet fjale per nje teknologji qe kushtet ku eshte vendi dhe sidomos ne zonat rurale eshte i pamundur qe te zhvillohet. “Jemi te ndergjegjshme qe ne kushtet ne te cilat ndodhet Shqiperia, ende eshte i pamundur garantimi i nje votimi elektronik. Mund te eksperimentohet atje ku ka vertete kushte per te kryer votim elektronik”, u shpreh Milo.
Zoti Milo, afrimi i zgjedhjeve lokale ka shtruar dhe nevojen urgjente per ndryshimet ne Kodin Zgjedhor, nje pjese e subjekteve politike te koalicionit te djathte kane bere propozimet perkatese. Cili do te jete qendrimi i Partise Demokracia Sociale per kete ceshtje?
Partia Demokracia Socialiste ka qene kunder ketij Kodi Zgjedhor. Ne i kemi shprehur verejtjet tona qe kur u hartua Kodi Zgjedhor. Koha vertetoi qendrimet tona, qe ky Kod Zgjedhor nuk ndikoi ne berjen e zgjedhjeve sipas standardeve, pra qe te jene te lira dhe te ndershme. Nuk prodhoi stabilitet politik sic pretendohej, per rrjedhoje ne kerkojme qe te behet nje Kod Zgjedhor i balancuar, me nje diskutim gjitheperfshires, ku te vendosen rregulla te qarta loje, jo ne favor te nje apo dy partive te medha, por ne interes te stabilitetit politik dhe per te bere zgjedhje vertete te ndershme dhe te barabarta per te gjithe faktoret politike shqiptare.
Pra ju do te mbeshtesni ato propozime qe jane shprehur dhe nga parti te tjera qe nuk jane brenda koalicionit te majte, LSI, PR?
Pse jo, cdo propozim qe eshte ne interes te krijimit te nje infrastrukture zgjedhore qe garanton zgjedhje te ndershme, ne do ta mbeshtesim, pavaresisht nga se nga cili drejtim vijne propozimet.
Mendoni se vendosja e proporcionalit kombetar i ploteson te gjitha pretendimet e partive te vogla per Kodin Zgjedhor?
Per mendimin tim jane dy elemente qe mund te sjelle nje proces normal zgjedhor. Sepse debati nuk eshte vetem te sistemi zgjedhor, pavaresisht se dhe ai problemet kryesore. Dy elemente jane, proporcionali kombetar dhe garantimi i transparences se votes. Duhet qe vota te administrohet ne menyre te ndershme. Ti mund te ndryshosh Kodin Zgjedhor per te realizuar proporcional kombetar, por nga ana tjeter e minon kete sistem, duke mos garantuar numerimin e sakte te votave. Pra duhet te shkojne te dyja paralel, ndryshimi ose korrigjimi i sistemit qe eshte nje ceshtje kryesore dhe tjeter jo me pak e rendesishme, madje thelbesore garantimi i numerimit te votave ne menyre te ndershme.
Nese dy partite kryesore, PD-PS vendosin te shkojne ne zgjedhje me kete Kod?
Ne do ta kundershtojme, sic kemi bere dhe me pare duke kundershtuar dhe Kodin aktual, duke e quajtur te padrejte, duke e quajtur si nje levizje taktike per te ruajtur monopolin ne politiken shqiptare. Por une nuk besoj qe PS-ja kete here do te shkoje ne kundershtim me qendrimin e aleateve. Nuk dua ta besoje dhe kjo nuk eshte ne interesin e aleateve.
A eshte diskutuar me kete ceshtje ne koalicionin e majte, pra mbi menyren sesi do te veprohet per reformen zgjedhore?
Jo ende nuk ka pasur diskutime konkrete per kete ceshtje, flas gjithmone per diskutime institucionale. Pra nuk ka pasur nje mbledhje te organizuar te partive te opozites, per te diskutuar per ceshtje te reformes zgjedhore. Kjo ka pasur dhe arsyet qe ju tashme i dini, sepse opozita eshte pozicionuar ne transparencen e zgjedhjeve qe ka te beje me procesin zgjedhor te 28 qershorit. Besoj qe me fillimin e muajit shtator edhe opozita do te filloje te ulet, te diskutoje dhe te bisedoje lidhur me qendrimet per reformen zgjedhore. Do te jete me se e natyrshme qe te kete nje takim apo nje mbledhje te kryetareve te opozites per kete ceshtje, por per te tjera. Une e kam thene edhe me pare qe ceshtja e reformes zgjedhore eshte e lidhur ngushtesisht me ceshtjen e transparences se zgjedhjeve te vitit te kaluar. Nga ana tjeter eshte e domosdoshme, jo per interesat e Partise Demokracia Sociale, por per interesat e gjithe opozites shqiptare ne teresi qe te kete nje tryeze serioze te analizes dhe te percaktimit te qendrimeve te ardhshme te opozites, te strategjise se saj, duke perfshire dhe reformen zgjedhore me qellim qe te mos perseriten gabimet qe u bene ne te kaluaren.
Nje propozim i bere nga perfaqesues te Partise Demokratike per zgjedhjeve e ardhshme ka te beje dhe me mundesine e votimit elektronik ne zgjedhjet e ardhshme, qofte edhe ne disa zona urbane kryesore. Ju e perkrahni kete ide?
Me duhet te them se nese Partia Demokratike e ka sinqerisht kete ide dhe propozim dhe nuk kemi te bejme me nje veprim demagogjik, patjeter qe do ta perkrahnim, jo vetem ne disa zona elektorale, por edhe me gjere. Por nga ana tjeter jemi te ndergjegjshem qe ne kushtet ne te cilat ndodhet Shqiperia, ende eshte i pamundur garantimi i nje votimi elektronik. Mund te eksperimentohet atje ku ka vertete kushte per te kryer votim elektronik, sigurisht kjo mund te ndodh ne Tirane, apo ne qytetet e tjera me te medha, por nuk pretendohet se mund te ndodh ne Kashnjec, Burgajet, apo dhe ne Vicidol. Kjo eshte e pamundur per shkak te mungeses se infrastruktures.