E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha Brenda 6 muajve do hipotekohen pallatet e reja

Lulzim Basha foto ilustruese

Tirane 7 prill 2011 NOA 8211 Kandidati per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha gjate takimit me banoret e njesise bashkiake nr.7 premtoi se brenda 6 muajve te pare te mandatit te tij do te hipotekohen te gjitha pallatet e reja ne Tirane.

Ishin vete banoret e njesise bashkiake nr. 7 qe i shprehen shqetesimet e tyre kandidatit te Aleances per qytetarin duke i bere me dije se edhe pse i kane paguar kursimet e jetes per te pasur nje shtepi shumica e banoreve te Tiranes nuk kane ende te hipotekuara apartamentet e reja.

Gjate bashkebisedimit banoret e kesaj njesie kandidati Basha iu pergjigj keshtu interesit te nje banoreje Ky problem do te gjeje zgjidhje brenda 6 muajve te mandatit tim.

Shtepite e pahipotekuara qe do te thote te pakten 700-800 milion euro kapital i ngrire ne kete qytet ju premtoj se une brenda gjashte mujorit te pare ky kapital do te shkrihet dhe banoret do te marrin hipotekimin e banesave premtoi kandidati Basha.

Basha eshte njohur edhe me problemin e tete familjeve te strehuara ne nje godine shteterore qe rrezikojne te mbeten ne rruge te madhe pasi aty eshte vendosur qe ne menyre abuzive sipas banoreve te ndertohet nje pallat.

Kemi 20 vjet ketu i kemi paguar Bashkise se Tiranes qerane dhe ky objekt shteteror si ndertese thane banoret duke kerkuar dorazi qe te bejne mbi vete apartamentet ne fjale.

Kandidati Basha degjoi gjithashtu shqetesimet mbi infrastrukturen rrugore mungesen e gjelberimit mungesen e kendeve te lojerave per femije dhe nivelin e larte i ndotjes.

Kjo eshte nje lagje qe ka nevoje per rruge sistemim dhe kazane plehrash. Shkolla eshte jashte standardit sepse eshte e mbipopulluar. Ne kete shkolle behet mesim me dy turne. Kjo pjesa ketu eshte betonizuar komplet nuk ka asnje ambjent per femijet as per te moshuarit nuk ka asnje peme. Pastrimi dhe gjelberimi eshte per faqe te zeze thane banoret e njesise nr 7.

Nderkohe nje grup femijesh kerkuan nga Basha ndertimin e nje fushe lojerash pasi ajo ku luanin perdorej me shume per parkim. Edhe bizneset e vogla te zones kerkuan uljen e taksave si te vetmen mundesi per te vijuar aktivitetin e tyre.

Kandidati Basha perseriti se ai do te ule taksat nga 2 deri ne 5 here. Banoret e njesise bashkiake nr. 7 shprehen besimin se Lulzim Basha do ta shnderroje ne realitet programin e tij sic shnderroi ne realitet endrrat e shqiptareve per te levizur te lire ne Europe.

Ti do fitosh se ke punuar i tha nje e moshuar kandidatit Basha.

Me takimet ne njesine 7 ne kryeqytet Basha perfundoi mbreme turin e degjimit ne te gjitha njesite bashkiake te Tiranes.

mit/NOA

Lajme te ngjashmeBasha- studenteve Bashkia hallka lidhese mes studenteve dhe tregut te punesBasha me banoret e minibashkise nr.5 Taksat e infrastruktura shqetesimi i banoreve Basha Keshill i vecante per femijet me aftesi te kufizuaraNaco Gjykata Administrative lehteson biznesin peng prej kapricos se opozitesMeta Kryebashkiaku i ri Basha jashte siglave partiake Lidhjebanoret brenda 6 muajve hipotekohen lulzim basha njesise nr.7 pallatet e reja takim

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›