E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhixho: Mundësi qytetarëve për një jetë më të mirë

Këtë herë kandidatja e LSI-së për kryetare të njësisë bashkiake nr. 5 në Tiranë Erisa Xhixho, ka ndaluar në një takim me banorët e kësaj njësie në afërsi të Shkollës Teknologjike.

Së bashku me kryetarin e LSI-së Ilir Meta, Xhixho ka pohuar në këtë takim se levizja që ajo përfaqëson do tu jap mundësi qytetareve të Tiranës për hapjen e 2 mijë bizneseve të reja si dhe ndërtimin e 8 shkollave, për tu ardhur në ndihmë nxënësve.
 

Në këtë takim ku kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të tjerë të LSI-së, është diskutuar me banorët që ishin prezentë për problemet që ata i shqetësojnë dhe ofrimin e një zgjidhjeje.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›