Zgjedhjet e 8 majit, PS cel zyrtarisht fushatën elektorale

Me sloganin “E vetmja rrugë” socialistët së bashku me aleatët e koalicionit “Aleanca për të ardhmen” celi zyrtarisht fushatën elektorale me një ceremoni në Pallatin e Kongreseve, ndërsa mes të pranishmëve spikati fjala hyrëse e qytetarëve të thjeshtë.
Ndërkaq, me një objektiv të qartë, deputetët Eduart Shalsi, Mimi Kodheli prezantuan disa nga punet me te mira te Bashkise se Tiranes, sesi nen 3 mandate te PS, kryeqyteti ka fituar investime te medha.
Shalsi theksoi se me votën e 8 majit të gjithë qytetarët e Kinostudios, Kombinatit do t’i japin vetes transport të ri publik, pasi do të ketë një Këshill Bashkiak që do të punojë për qytetarët.
Deputetët vunë ne dukje arritjet gjatë qeverisjes së kryebashkiakut Edi Rama ndërsa qartë evitohen arritje në infrastrukturë, ndriçimi, vendosja e shenjave dhe semaforëve.