E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha: Buxheti i shtetit në funksion të klientëve të qeverisë!

Për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën, buxheti 2022 është në funksion të klientëvë të qeverisë duke lënë pas dore qytetarët.“Nuk ka nevojë të jesh ekonomist që të kuptosh se si këta këmbëngulin ta vendosin buxhetin në funksion të klientëve të qeverisë nëpërmjet të PPP që bëjnë motin e mirë dhe të keq në ekonominë shqiptare.”
Mbështjetja për bujqësine dhe varfëria u bënë shkak për diskutime të forta mes Bashës dhe Ramës, por tonet u ashpërsuan edhe më tej për shkak të kontratave koncensionare të dhëna nga dy qeveritë. 
“ Ju keni dhënë të vetmin koncension që nuk është në shërbim të qytetarëve. Atë të skanimit. Kë do hiqni ju nga PPP-të.” tha kreu i |PD-së.“ Ta heqim skanimin, po ai kap petët e kokainës kush i kap? Skaneri kap kokainen e shokeve te tu” akuzoi lideri demokrat.

Në fjalën prezantuese Kryeministri Edi Rama e cilësoi buxhetin e vitit të ardhshëm arritje domethënëse pasi sipas tij nuk lë pas dore asnjë sektor pavarësisht fatkeqësive të njëpasnjëshme që kaloi vendi. 
Diskutimet maratonë për buxhetin dhe paketën fiskale 2022 do të vijojnë edhe të martën. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›