Basha: Do monitorojme premtimet e Rames Eljona Ballhysa
Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, ne mbledhjen e pare te grupit te ri parlamentar te Partise Demokratike deklaroi se opozita qe do te zhvilloje kjo parti do te jete e forte dhe monitoruese e premtimeve te bera gjate fushates nga kreu i PS-se. Basha tha se duhet te marre fund praktika e mashtrimit te popullit per te marre vota. “Nje prioritet i grupit tone do te jete monitorimi dite per dite i premtimeve qe shumica e re u ka bere zgjedhesve, kundrejt votes qe u ka kerkuar. Deshiroj ta garantoj ne emrin tuaj qeverine e re, se ne nuk do t’i japim paqe asnje minute, per sa u takon mbajtjes prej saj te premtimeve. Kete e konsiderojme jetike per te mos lejuar neperkembjen e dinjitetit te qytetareve si dhe per kulturen e seriozitetit dhe pergjegjesise qe duhet te kultivojme ne raportet e politikes me publikun. Kush terhiqet nga premtimet, duhet te perballet me pasojat”, eshte shprehur Basha. Sipas tij PD-ja ka eksperiencen e duhur, jo vetem ne qeverisjen e vendit por edhe ne historine e opozitarizmit duke qene opozita e pare shqiptare dhe si e tille ajo do te vazhdoje te luaje nje rol kyc ne mbrojtje te interesave te popullit. “Ne duam ta njoftojme sot kete shumice dhe qeverine e saj, dhe ky eshte nje lajm i mire, ne mos per ta, per publikun shqiptar, se duke filluar nga sot e deri ne diten e fundit te Kuvendit qe ka dale nga zgjedhjet e 23 qershorit, ata do te kene perballe grupin parlamentar te Partise Demokratike; do te kene perballe nje opozite te forte, moderne; profesionale, bashkepunuese per ceshtje madhore te vendit; kontrolluese e perditshme e akteve te qeverise; verifikuese e rrepte e premtimeve te saj; kritikuese e te metave dhe gabimeve te saj; denoncuese e korrupsionit; abuzimeve dhe shkeljeve eventuale te saj; mbrojtese e vendosur e lirive, te drejtave dhe gjithe arritjeve demokratike ne vend; nje opozite propozuese dhe shpresedhenese qe do te avancoje vazhdimisht alternativen e saj te qendres dhe qendres se djathte”, eshte shprehur Basha. Ne fjalen e tij ai vleresoi sukseset e arritura nga qeveria Berisha, duke theksuar se pushtetaret e rinj dhe qeverite e tjera do te duhet t’i bejne mire llogarite me bilancet e qeverise Berisha. “Qeveria “Berisha” eshte e do te mbetet nje histori e pakrahasueshme suksesi, ne historine njeqind vjecare te shtetit shqiptar. Qeveria “Berisha” eshte e do te mbetet gjithashtu nje vlere dhe nje trashegimi shume e cmuar e Partise Demokratike. Ata qe kane ardhur sot ne pushtet dhe qeverite demokratike qe do te vijne neser do te duhet t’i bejne llogarite me bilancin e saj. Une jam krenar qe kam qene per gjashte vjet me radhe, pjese e kesaj qeverie”, eshte shprehur Basha.
Basha: Te hapur ndaj cdo nisme verifikuese
Per here te pare kreu i PD-se, Lulzim Basha u shpreh i hapur per cdo nisme verifikuese qe mund te marre maxhoranca e re ne lidhje me koncesionet e firmosura nga qeveria e PD-se. “Ne do te jemi te hapur, per cdo nisme verifikuese te akteve te qeverise sone nga shumica e re. Ministrat tane na kane dhene te paret, shembullin e kesaj gatishmerie domethenese, gje qe tregon se nuk kemi asnje shqetesim nga transparenca, perkundrazi, kush do te kete nevoje dhe kohe te merret me koncensionet e qeverise sone fjala vjen, e para dhe e fundit gje qe do te zbuloje, do te jene akuzat e pabaza, spekulimet dhe shpifjet e parreshtuara qe ish-opozita ka adresuar kunder ministrave te Partise Demokratike”, eshte shprehur Basha ne fjalen e mbajtur dje ne mbledhjen e grupit te ri te PD-se.