E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Nuk duhet te leme qe treni i BE te largohet

Viziten e pare si Kryeminister kryetari i PS-se, Edi Rama pritet ta zhvilloje ne Bruksel. Vizita eshte konfirmuar nga kreu i PS-se dhe ambasadori i BE-se, Ettore Sequi gjate nje takimi te zhvilluar paraditen e djeshme. Rama tha per mediat pas takimit se ne Bruksel do te zhvilloje takime me autoritetet me te larta, ku do te diskutohet per procesin e integrimit te Shqiperise. “Kjo dite filloi me mikun tone te shtrenjte, ambasadorin Sequi, per te diskutuar detajet e vizites sone te menjehershme ne Bruksel, ku praktikisht do takojme te gjithe perfaqesuesit me te larte te institucioneve europiane dhe ku pa asnje dyshim do te diskutojme per ecurine e metejshme te procesit te integrimit europian, ne funksion te nje Shqiperie qe duhet te jete anetare e denje e Bashkimi Europian”,- u shpreh Rama. Kryesocialisti shtoi se ky eshte nje moment i rendesishem per te mos lene te largohet me shume. “Eshte nje moment jashtezakonisht i rendesishem, eshte momenti per te mos lene qe treni i Europes te vazhdoje te largohet prej nesh, por per ta kapur ate nje ore e me pare dhe per te hyre ne nje faze te re te procesit te integrimit europian, ku ne deshirojme te perfshijme te gjithe shoqerine”,- u shpreh kreu i PS-se, Edi Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›