E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha dhe Rama, perballja e pare ne Parlament

Sali Berisha dhe Edi Rama dje kishin perballjen e tyre te pare ne sallen e Parlamentit. Pas tete vitesh beteja te ashpra politike, qe nga koha kur z.Rama zgjodhi te merrte drejtimin e Partise Socialiste, perballjet mes tyre kane qene, njeri nga salla e parlamentit dhe tjetri nga selia e partise, ose nga zyrat e bashkise se Tiranes. Por asnjehere nuk jane ndeshur ne vendin ku behet politika zyrtare, fitohet statusi i politikanit profesionist dhe merren vendimet me te rendesishme te shtetit. Pavaresisht funksioneve aktuale shteterore, njeri kryeminister ne ikje dhe tjetri ne pritje te marrjes se mandatit te kryeministrit, seanca e djeshme vuri perballe dy prej politikaneve qe kane sfiduar pafundesisht njeri-tjetrin prej gati nje dekade. Ne nisjen e seances se pare, qe zgjati me pak se 15 minuta, Berisha dhe Rama kane shmangur kontaktet dhe pershendetjet fizike. Veprime te tilla nuk munguan mes deputeteve te tjere te dy kampeve. Dy politikanet u kujdesen qe te mos kishin kontakte te pakten publike ne prani te medias, me njeri-tjetrin. Madje dhe vendosja e tyre ne tavolinat e salles se Kuvendit ishte e tille qe nuk u lejonte nje gje te tille. Kryetari i PS-se dhe kryeministri i ardhshem eshte perqendruar me shume te grupi i deputeteve te majte duke biseduar shpesh me Gramoz Rucin dhe Taulant Ballen ne krah. Here pas here hidhte shikime nga lozha ku ndodheshin te ftuarit; zyrtare te larte te shtetit dhe perfaqesues te trupit diplomatik ne vend. Ndersa kryeministri ne detyre, Sali Berisha dukej me i qete ne mesin e deputeteve te tjere te djathte, Jozefina Topalli dhe Ritvan Bode. Berisha nuk e ka braktisur Ipad-in e tij, teksa Namik Dokle mbante fjalen e celjes se sesionit te legjislatures se re te Kuvendit. Nje Kuvend, ku risi tjeter ishte edhe mbushja e saj me lap-tope ashtu si pak vite me pare kabineti qeveritar. Plot 140 kompjuter portabel per te 140 deputetet e Parlamentit te ri, duke sjelle keshtu me afer teknologjine edhe ne sallen e seancave plenare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›