Basha: "Do te degjoj deri ne fund zerin e cdo qytetari qe ka votuar. "
"Fitorja po merr trajte ne te gjithe Tiranen". Kjo eshte deklarata qe beri dje kandidati i Partise Demokratike per bashkine e Tiranes, Lulzim Basha, duke shprehur bindjen per fitoren. Basha iu referuar numerimit te votave gjate 24 oreve te fundit, ku numri i qytetareve qe kane votuar ate per drejtimin e Tiranes u rrit ndjeshem ndaj rivalit, Edi Rama. "Ndersa duket se fitorja e shumepritur po merr trajte, ane e mbane qytetit tone, dua te perseris vendosmerine time per te respektuar procesin e numerimit, deri ne voten e fundit te cdo qytetari te Tiranes dhe rezultatin e dale prej tij", u shpreh Basha ne nje prononcim te shkurter dhene mesditen e djeshme nga selia e Partise Demokratike. Kandidati i koalicioni "Aleanca per Qytetarin", ka theksuar se eshte mjaft e rendesishme qe zeri i qytetareve ne Tirane te degjohet, duke numeruar cdo vote qe eshte hedhur per garen e kryeqytetit. "Une jam i vendosur qe zeri i ketyre qytetareve te degjohet dhe qe keto vota te numerohen me qetesi, saktesi dhe transparence",-tha ai. Ne qendrimin e tij, Basha ka shtuar se po aq sa rezultati eshte i rendesishem dhe procesi ligjor i numerimit. Ai u shpreh se numerimi i votave duhet te vazhdoje pa vonesa, duke shtuar se procesi zgjedhor ne Tirane, duhet t'i beje qytetaret qe te krenohen me zgjedhjet. "Eshte e rendesishme qe te gjitha palet te sigurojne qe procesi i numerimit te vazhdoje te ece perpara pa pengesa dhe vonesa. Eshte e rendesishme qe ky proces te vazhdoje te jete i tille, nje proces me te cilin Tirana dhe qytetaret e saj te krenohen para syve te mbare botes", tha kandidati i mazhorances. Nga ana tjeter, Basha ka falenderuar gjithe komisioneret per punen qe po bejne duke zbardhur verdiktin qe qytetaret kane dhene. Ai ka theksuar se kane mbetur dhe shume vota per tu numeruar dhe se procesi duhet te jete transparente. "Dua ta nis kete deklarate me nje falenderim. Dua te falenderoj perzemersisht te gjithe komisioneret, vezhguesit, numeruesit qe vazhduan punen gjate gjithe nates te mbremshme dhe gjate mengjesit te sotem, per numerimin e drejte, e transparent te cdo vote, per te siguruar nje proces numerimi te sakte dhe pa vonesa. Kane mbetur akoma shume vota per t'u numeruar",-tha Basha. Kandidati i mazhorances per bashkine e kryeqytetit, qe nga mbyllja e votimeve ne daten 8 maj, ka qene ne kontakt te vazhdueshem me mediat, duke dhene mesazhet pozitive dhe duke falenderuar komisioneret per punen e bere dhe per ka kerkuar respektimin e ligjit.