Rama: Qytetaret te reagojne, nese do te preket vota e tyre
Kryetari i opozites Edi Rama, ka qene teper entuziast para mediave dje teksa ka prezantuar sipas tij, fitoren spektakolare te "Aleances per te Ardhmen" ne bastionin kundershtar, ne Kavaje. Rama prezantoi per mediat, por edhe per simpatizante te shumte te PS qe mbushin sallat e selise qendrore, kryetarin e ri te bashkise Kavaje, Elvis Roshi.
"Te gjithe jane te interesuar te dine per ate qe po ndodh ne syte e te gjitheve ne Tirane, por me lejoni qe me pare, une te shpreh te gjithe entuziazmin e socialisteve dhe progresisteve te qytetareve qe na u bashkuan ne tere Shqiperine, per nje fitore qe eshte fitore historike e PS, e "Aleances per te Ardhmen", e shtrire nga komuna ne Tropoje deri tek komuna ne Sarande. Pa dashur te marre kohe duke perseritur te gjitha ato bashki tashme te votuara per kandidatet tane dhe padashur te zgjatem ne nje liste procesesh qe jane duke u zhvilluar dhe qe japin nje prirje per fitoren tone ne te gjithe gjeografine e vendit", ka qene deklarata e kreut te PS. Rama eshte ndalur dhe ne problematiken e zgjedhjeve ne kryeqytet. "Nuk ka dyshim se me gjithe perpjekjen e deshperuar, te njerezve te deshperuar qe po lexojne ore e cast humbjen e tyre ne te gjithe gjeografine e vendit, por qe e dine shume mire se cfare ka ne ato kuti votimi te marra peng padrejtesisht dhe ne menyre teresisht te shemtuar ne Tirane. Deshiroj qe te ve theksin tek nje fakt i thjeshte, se cdo vote qe eshte ne kutite e Tiranes do te mbrohet dhe do te lexohet ashtu sic e kane hedhur qytetaret", ka paralajmeruar kreu socialist Rama. Sipas te cilit, do te kete dite per te folur per c'ka ndodhur me Tiranen dhe per kete qe sipas tij, "po ndodh perdite, nje shfaqje e shemtuar qe u kujton shqiptareve nje film te pare ne vitin 1996. Qe po luhet fatkeqesisht ne kryeqytetin e vendit, por fatmiresisht pa fuqine per te transformuar vullnetin e banoreve te kryeqytetit". Ai ka bere thirrje per qetesi dhe gatishmeri te qytetareve per te ruajtur voten. "U them te gjithe qytetareve te ruajne qetesine dhe te jene te gatshem per te reaguar si qytetare, ne rrugen demokratike qe reagon populli sovran ne mbrojtje te votes se tij ne rast se do te lypet ne oret ne vijim dhe ne rast se Saliu, nuk do te terhiqet nga orkestrimi i kesaj shfaqje te turpshme dhe te patolerueshme. Nje orkestrim qe lejomeni t'ju them, njesoj si ato presionet dhe shantazhet ne kohe fushate tregon ne fakt vetem nje gje, qe Saliu me mire nga te gjithe e di se cfare ka ne ato kuti. Se po te dinte qe kishte aty brenda fitoren jo vetem qe nuk do te sillej keshtu dhe do te turrte forca me uniforme apo pa uniforme, per te marre peng qendrat e numerimit. Por perkundrazi do te ishte i buzeqeshur si qengj, sic ai vete i di rastet kur gjerat shkojne mire", eshte shprehur Rama. Sipas te cilit, fitorja ne te gjithe Shqiperine dhe ne Tirane eshte e "Aleances per te Ardhmen" dhe e PS. "Te jeni te sigurt qe duke na e bere me te veshtire nxjerrjen e asaj fitoreje nga kutite, na e bejne fitoren edhe me te bukur", perfundoi Rama.